
Fondi Besa
About Company
Fondi Besa sh.a është institucion financiar jo banke dhe aktiviteti i tij përfshin:-Kredidhënie për bizneset e vogla dhe të mesme;-Shërbim pagesash dhe arkëtimesh;-Ndërmjetësim për transaksionet monetare (duke përfshirë dhe valutat);-Ofrimin e garancive bankare;-Shërben si agjent ose këshilltar financiar.Misioni Misioni i Fondit BESA sh.a është të ndihmojë në rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë së vendit në zonat Urbane dhe gjysmë - Urbane duke nxitur sektorin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme në Shqipëri nëpërmjet krijimit të një fondi Shqiptar mikrofinanciar privat që realizon vetë-mbajtjen e tij. Klientet e Fondit BESA sh.a përbëhen nga njerëz nga të gjitha shtresat social-ekonomike, përfshi të papunët dhe bizneset fillestare. Fondi BESA sh.a do të ofrojë gjithashtu asistencë teknike për sipërmarrësit përfshi kualifikimin dhe studimet. Mbi bazë të të dhënave të grumbulluara nga "MIX-Market" si dhe analizat e kryera nga kompanitë e njohura në rating si "Micro-Credit Ratings International Ltd" dhe "MicroRate", revista "Forbes" ka publikuar listën e këtyre institucioneve. Vlerësimi është bërë duke u bazuar në disa tregues kryesore si portofoli i kredisë, shpenzimet, cilësia e portofolit etj. Sipas këtij vlerësimi Fondi Besa renditet ndër 50 Institucionet mikrofinanciare më të mira në botë.
Open vacancies (0)
No open vacancies at the moment.