B

Arketare/Operatore Finance Durres

Bulloneria Durres
Durrës18 September 2026Deadline: 14 October 2026

About the job



QËLLIMI I POZICIONIT

Arkëtarja është përgjegjëse për administrimin e pagesave, lëshimin dhe kontrollin e faturave fiskale, rakordimin e arkës dhe sigurimin e saktësisë së të dhënave financiare dhe dokumentacionit ditor të shitjeve.

POZICIONI: Operatore Finance

PUNËSIM: Me kohë të plotë (e Hënë – e Shtunë)



Duties

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Marrja dhe administrimi i pagesave cash nga klientët;
  • Lëshimi i faturave fiskale sipas procedurave të kompanisë;
  • Regjistrimi i saktë i shitjeve dhe pagesave në programet përkatëse;
  • Kontrolli i faturimeve të ditës dhe verifikimi i përputhjes së tyre me shitjet;
  • Kryerja e rakordimit ditor të arkës;
  • Kontrolli dhe sigurimi i saktësisë së cash-it në arkë;
  • Identifikimi dhe raportimi i çdo diference apo mospërputhjeje në arkë ose faturime;
  • Përgatitja dhe kontrolli i raporteve ditore të arkës dhe faturimeve;
  • Administrimi i dokumentacionit financiar të lidhur me shitjet;
  • Mbajtja e saktë dhe e rregullt e raporteve dhe dokumentacionit me klientët;
  • Bashkëpunimi me stafin e shitjes dhe administratën për verifikimin e pagesave dhe faturimeve;
  • Respektimi i procedurave të brendshme për administrimin e cash-it dhe dokumentacionit;
  • Mësimi dhe përdorimi i programeve të reja financiare apo administrative që përdor kompania.


Qualifications

KËRKESAT PËR KANDIDATEN

  • Eksperiencë e mëparshme pune në pozicionin e arkëtares ose në një pozicion të ngjashëm;
  • Njohuri të nevojshme në përdorimin e programeve financiare dhe fiskale;
  • Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
  • Njohuri bazë mbi faturimin dhe administrimin e pagesave;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Saktësi dhe përpikëri në kryerjen e detyrave;
  • Përgjegjshmëri dhe konfidencialitet në administrimin e të dhënave financiare;
  • Vëmendje e lartë ndaj detajeve;
  • Gatishmëri për të mësuar dhe për të zhvilluar më tej njohuritë profesionale

PROFILI I KËRKUAR:

  • Kërkojmë një person të rregullt, të saktë, të përpiktë dhe të përgjegjshëm, i cili e trajton me seriozitet administrimin e parave, faturimeve dhe dokumentacionit.
  • Kandidatja duhet të jetë e aftë të punojë në mënyrë të organizuar dhe të pavarur, të kontrollojë me kujdes punën e saj dhe të garantojë që cash-i, faturimet, rakordimet dhe raportet ditore të jenë të sakta dhe të përputhshme.
  • Eksperienca dhe njohuritë ekzistuese janë të rëndësishme, por vlerësohet veçanërisht gatishmëria për të mësuar, për t'u përshtatur me sistemet e kompanisë dhe për të zhvilluar më tej aftësitë profesionale


Notes


Nëse ke njohuri mbi produktet e sipërpërmendura, të pëlqen komunikimi me klientët dhe je i gatshëm të mësosh më shumë, presim aplikimin tënd! Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, na kontakto. +355676318140 ose info@bulloneria.al




About company

By agreement
Avg. salary
Full time
Employment Type
On-site
Work format
1-2 years
Required experience
Without education
Required degree
cashier
Category