Kredo Finance

Debt Collection Specialist

Kredo Finance
Tirane26 August 2026Deadline: 29 September 2026

About the job



ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proçes të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.

Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe sherbim klientele, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Për shkak të zgjerimit gjeografik, ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin e Specialist i Rekuperimit të Kredive në Vonesë.



Duties

  • Komunikon në mënyrë etike dhe profesionale me klientët të cilët janë në vonesë në ripagimin e kredisë së tyre, me anë të kanaleve të ndryshme të komunikimit të mundesuar nga kompania, si telefon, SMS, e-mail si dhe rrjete sociale, me qëllim rikthimin e tyre në kushte standarte.
  • Analizon aftësinë paguese të klientëve dhe negocion me ta plan të ri pagesash apo sugjeron ristrukturimin e kredisë së tyre.
  • Monitorimi i pagesave: Pas arritjes së një marrëveshjeje për pagesë, specialisti është përgjegjës për monitorimin e pagesave për të siguruar që klienti po respekton kushtet e marrëveshjes së pagesës.
  • Kryen ndërrimin e statusit të klientit në sistemin e administrimit të kredive mbas çdo komunikimi të kryer me të.
  • Dokumentimi në mënyrë të pergjegjëshme i çdo informacioni të marrë nga klientët në profilin e tyre në sistemin e administrimit të kredive.
  • Informon klientin mbi vlerën e detyrimit në vonesë së bashku me arsyetimin përkatës për secilin nga zërat përbërës të këstit të kredisë si dhe i jep atij opsionet e mundshme për të përmirësuar ditë vonesat.
  • Rekomandon tek supervizori falje të penaliteteve apo të komisioneve në varësi të fushatave të ndryshme, si dhe sigurohet qe klienti ka kryer pagesën e duhur dhe kredia ka marrë statusin përkatës.
  • Suporton kolegët dhe rakordon me ta aktivitetet operacionale me qëllim dhënien e një shërbimi sa më profesional kundrejt klientëve.
  • Trajton pyetjet dhe ankesat e klientëve si dhe investigon çdo pretendim të tyre për vlerat e detyrimeve në vonesë.
  • Zbatim i ligjit: Duhet të punojë në përputhje me ligjin dhe rregullat për marrjen e borxheve dhe të respektojë të drejtat e konsumatorëve gjatë proçesit të debt collection
  • Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së supervizorit me qëllim arritjen e objektivave të departamentit.


Qualifications

  • Diplomë Universitare
  • Aftesi shumë të mira organizative dhe për të punuar i/e pavarur kur performon detyrën.
  • Aftësi shumë të mira të menaxhimit të të dhënave
  • Aftësi të demostruara të menaxhimit me efektivitet të më shumë prioriteteve njëherësh
  • Aftësi shumë të mira në komunikimin e shkruar, verbal dhe jo verbal.
  • Aftësi të shkelqyera të punës në grup
  • Aftësi shumë të mira kompjuterike


Notes


Benefitet

ECFA Sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron.

Institucioni ECFA Sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:

  • Për nivelin Specialist ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shëndetësor Privat
  • Trajnime zhvillimi për aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
  • Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese

Instruksione mbi aplikimin

Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

https://talent.sage.hr/jobs/8e3fb8f3-9ff8-420d-8dd6-0355895baa61




About company

ECFA sh.a. është një institucion financiar jo-bankë e liçensuar nga Banka e Shqipërisë në vitin 2017. Bazuar në eksperiencën në këtë industri, kompania synon të ofrojë shërbime të financimit të shpejtë për individët me procesin më të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve. Shoqëria përbëhet nga një staf lokal me investitorë të huaj, të cilët kanë një eksperiencë të gjerë në ndërtimin e institucioneve kredidhënëse për individët. Klientët tanë janë individë me të ardhura mujore të...

By agreement
Avg. salary
Full time
Employment Type
On-site
Work format
Bachelor
Required degree
Specialist in the collection of duties.
Category