
Inxhinier Elektrik
About the job
Kërkohet një Inxhinier Elektrik me eksperiencë në projektet e ndërtimit dhe instalimet elektrike, për ndjekjen teknike, koordinimin dhe kontrollin e sistemeve elektrike në objekt
Duties
- Ndjekja dhe kontrolli i punimeve elektrike në kantier sipas projekteve të miratuara dhe specifikimeve teknike.
- Leximi dhe verifikimi i skemave elektrike, planeve të fuqisë, ndriçimit dhe sistemeve ndihmëse.
- Koordinimi i instalimeve elektrike me arkitekturën, konstruksionin, mekanikën dhe disiplinat e tjera MEP.
- Kontrolli i dimensionimit dhe zbatimit të kabllove, paneleve, tokëzimit, rrufepritësit dhe pajisjeve elektrike.
- Mbikëqyrja e testimeve, matjeve, komisionimit dhe dokumentacionit as-built për instalimet elektrike.
- Kontrolli i materialeve dhe pajisjeve elektrike në përputhje me projektin, standardet dhe specifikimet e kontratës.
- Përgatitja e raporteve të progresit dhe koordinimi i nënkontraktorëve elektrikë.
Qualifications
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike.
- Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale, preferueshëm në projekte ndërtimi dhe instalime elektrike.
- Njohuri të mira të sistemeve të tensionit të ulët dhe të mesëm, shpërndarjes elektrike dhe mbrojtjeve.
- Aftësi në leximin dhe kontrollin e projekteve, skemave njëvijore dhe dokumentacionit teknik.
- Përdorim i mirë i AutoCAD; njohja e programeve të projektimit/llogaritjes elektrike përbën avantazh.
- Njohuri të standardeve teknike, sigurisë elektrike dhe procedurave të testimit/komisionimit.
- Aftësi të mira koordinimi, raportimi dhe zgjidhjeje problemesh në kantier.
- Gatishmëri për punë dhe lëvizje ndërmjet projekteve sipas nevojave të kompanisë.
Kritere që përbëjnë avantazh:
- Eksperiencë në hotele, rezidenca, godina shumëkatëshe ose projekte të integruara MEP.
- Eksperiencë me gjeneratorë, UPS, ndriçim emergjence dhe sisteme të menaxhimit të energjisë përbën avantazh.
- Licencë profesionale relevante dhe patentë drejtimi kategoria B përbëjnë avantazh.
Notes
Kandidatet e interesuar te kontaktojne ne numrin e tel : +355 69 8090 143 ose ne adresen e email: info@recruitalbania.al
About company
Recruit Albania Group është një kompani lider në Shqipëri, e specializuar në ndërmjetësimin e burimeve njerëzore nga jashtë vendit për tregun vendas. Ne ofrojmë shërbime të avancuara të rekrutimit, duke siguruar punonjës të kualifikuar dhe të specializuar për sektorë të ndryshëm, përfshirë hoteleri, ndërtim, industri të rënda dhe të lehta, prodhim, fasoneri, përkujdesje dhe shërbime, si dhe telekomunikim. Angazhimi ynë është të ndihmojmë bizneset shqiptare të aksesojnë burime njerëzore të kualifikuara nga jashtë vendit, për të përmbushur kërkesat e tregut...
