Matilpro

Kontrolluese Cilesie Nderfazore

Matilpro
Tirane9 September 2026Deadline: 6 October 2026

About the job



Kontrolluese Cilesie Nderfazore

Pozicioni:Kontrolluese Nderfazore
Departamenti: Prodhimi / Kontrolli I cilesise
Raporton tek: Menaxherja e prodhimit
Lloji i punës: Kohë e plotë

Kontrolluesja Ndërfazore është përgjegjëse për monitorimin dhe kontrollin e cilësisë së produkteve gjatë të gjitha fazave të procesit të prodhimit, duke identifikuar dhe parandaluar defektet përpara se produkti të kalojë në fazën pasuese. Qëllimi i saj është të sigurojë që çdo produkt tekstil të prodhohet në përputhje me standardet e cilësisë së MATILPRO dhe kërkesat e klientëve, duke minimizuar ripunimet, humbjet dhe produktet jokonforme.



Duties

Kontrolli Nderfazor I Prodhimit

  • Kryen kontrolle të vazhdueshme në çdo fazë të procesit të prodhimit.
  • Kontrollon produktet pas çdo operacioni të rëndësishëm (prerje, qepje, mbushje, mbyllje, etj.).
  • Verifikon përputhshmërinë me specifikimet teknike, mostrat e miratuara dhe standardet e cilësisë.
  • Kontrollon cilësinë e qepjeve, dimensionet, orientimin e materialeve, vendosjen e etiketave dhe elementë të tjerë sipas standardeve të kompanisë.
  • Identifikon menjëherë çdo devijim ose mospërputhje gjatë procesit të prodhimit.

Identifikimi dhe Menaxhimi I Defekteve

  • Evidenton çdo defekt të konstatuar gjatë kontrollit.
  • Izolon produktet jokonforme për të shmangur vazhdimin e tyre në fazën tjetër të prodhimit.
  • Informon menjëherë Menaxheren e Prodhimit ose përgjegjësin e linjës për çdo problem që ndikon në cilësinë e produktit.
  • Ndjek korrigjimin e defekteve dhe verifikon eliminimin e tyre përpara vazhdimit të procesit.
  • Parandalon përsëritjen e të njëjtave gabime duke monitoruar vazhdimisht procesin

Dokumentimi dhe raportimi

  • Regjistron rezultatet e kontrolleve sipas procedurave të kompanisë.
  • Plotëson raportet për defektet, mospërputhjet dhe produktet e refuzuara.
  • Evidenton llojin e defektit, sasinë dhe fazën e prodhimit ku është konstatuar.
  • Raporton periodikisht mbi problematikat e identifikuara dhe trendet e cilësisë.

Bashkpunimi me Departamentin e Prodhimit

  • Bashkëpunon ngushtë me makinistet, operatorët dhe përgjegjësit e linjës për përmirësimin e cilësisë.
  • Jep udhëzime për korrigjimin e menjëhershëm të problemeve të evidentuara.
  • Ndjek zbatimin e masave korrigjuese dhe parandaluese.
  • Kontribuon në uljen e ripunimeve dhe reduktimin e produkteve me defekte.
  • Komunikon në kohë çdo problem që mund të ndikojë në cilësinë e prodhimit.

Kontrolli I Materialeve dhe Gjysmeprodukteve

  • Kontrollon cilësinë e materialeve dhe gjysmëprodukteve përpara përdorimit në procesin e prodhimit.
  • Verifikon që materialet nuk paraqesin dëmtime, njolla apo mospërputhje me standardet.
  • Siguron që vetëm materialet e pranueshme të përdoren në prodhim.

Siguria dhe Shendeti ne Pune

  • Respekton dhe zbaton rregullat e sigurisë dhe shëndetit në punë.
  • Përdor pajisjet mbrojtëse sipas kërkesave të pozicionit.
  • Raporton menjëherë çdo situatë që mund të paraqesë rrezik për sigurinë ose cilësinë e prodhimit.
  • Mban të pastër dhe të organizuar vendin e punës.

Permiresimi I Vazhdueshem

  • Jep sugjerime për përmirësimin e proceseve të kontrollit të cilësisë.
  • Merr pjesë në trajnimet dhe aktivitetet e zhvillimit profesional të organizuara nga kompania.
  • Kontribuon në standardizimin e proceseve të kontrollit.
  • Mbështet arritjen e objektivave të cilësisë dhe reduktimin e defekteve në prodhim.

KPI (Treguesit Kryesorë të Performancës)

  • Performanca e Kontrollueses Ndërfazore vlerësohet bazuar në treguesit e mëposhtëm:
  • Përqindja e defekteve të identifikuara gjatë procesit të prodhimit.
  • Numri i produkteve jokonforme që kalojnë në fazën tjetër të prodhimit.
  • Saktësia dhe plotësia e dokumentimit të kontrolleve.
  • Koha e reagimit ndaj problemeve të evidentuara.
  • Zbatimi korrekt i procedurave të kontrollit të cilësisë.
  • Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit për eliminimin e shkaqeve të defekteve.
  • Respektimi i standardeve të sigurisë dhe procedurave të kompanisë.

Autoriteti I Pozicionit

  • Kontrolluesja Ndërfazore ka autoritet të:
  • Kërkojë korrigjimin e menjëhershëm të çdo mospërputhjeje të konstatuar.
  • Ndalojë kalimin e një produkti në fazën tjetër të prodhimit kur nuk përmbush standardet e cilësisë.
  • Sinjalizon menjëherë Menaxheren e Prodhimit për ndalimin e procesit kur konstatohen mospërputhje serioze.
  • Izolojë produktet jokonforme deri në marrjen e një vendimi nga Menaxherja e Prodhimit.
  • Informojë menjëherë Menaxheren e Prodhimit për çdo problem që mund të ndikojë në cilësinë e produktit.
  • Propozojë masa për përmirësimin e proceseve të kontrollit dhe reduktimin e defekteve.

Konfidencialiteti dh Etika Profesionale
Punonjësja është e detyruar të:

  • Ruajë konfidencialitetin e të gjitha informacioneve teknike dhe organizative të kompanisë.
  • Mos ndajë informacione mbi proceset e prodhimit, klientët, produktet apo dokumentacionin e brendshëm me persona të paautorizuar.
  • Veprojë me integritet, paanshmëri dhe profesionalizëm gjatë ushtrimit të detyrës.
  • Respektojë Kodin e Etikës, rregulloren e brendshme dhe politikat e MATILPRO.

Përgjegjësia

  • Kontrolluesja Ndërfazore mban përgjegjësi për:
  • Kryerjen korrekte dhe në kohë të kontrolleve të cilësisë.
  • Evidentimin dhe raportimin e saktë të çdo mospërputhjeje.
  • Parandalimin e kalimit të produkteve jokonforme në fazat e mëtejshme të prodhimit.
  • Respektimin e procedurave të kompanisë dhe standardeve të cilësisë.
  • Bashkëpunimin efektiv me ekipin e prodhimit për arritjen e objektivave të cilësisë.


Notes


Telefon: +355 68 580 9607
Email: humanresource@matilpro.com

Adresa:
Rr. “Vangjel Noti”, Laprakë, Tiranë




About company

MATILPRO SHPK është themeluar në Tiranë, Shqipëri në vitin 2019. Kompania është e specializuar për prodhimin e produkteve për fëmijë, si jastëkë, veshje, çarçafë, batanije, jastëkë për gratë shtatzëna dhe gjithçka që lidhet me prodhimin dhe shitjen e produkteve për fëmijë në tekstile dhe jo.Karakteristikat kryesore të kompanisë sonë janë: cilësia e lartë, korrektësia dhe çmimet konkurruese. Qëllimi ynë është i thjeshtë, të shërbejmë dhe të ndihmojmë markat e pavarura të modës, kompanitë e mëdha të shitjes me pakicë si...

Matilpro

Matilpro

51 employees
By agreement
Avg. salary
Full time
Employment Type
On-site
Work format
1-2 years
Required experience
Without education
Required degree
Computer Security, Quality, Food and Physical
Category