
Marangoz
About the job
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të një Marangozi të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar stafit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike, përkushtim ndaj cilësisë dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Detyrat
- Lexon, interpreton dhe zbaton skicat teknike të projekteve të mobilimit.
- Kryen përpunimin, montimin dhe instalimin e mobiljeve, dyerve dhe elementëve të ndryshëm prej druri.
- Përdor në mënyrë profesionale makineritë dhe pajisjet e repartit, si: sharrë disk, sharrë shirit, frezë vertikale, foratrice, trapan zinxhir, presë dhe makineri të tjera të përpunimit të drurit.
- Kontrollon cilësinë e punimeve gjatë çdo faze të procesit të prodhimit dhe montimit.
- Siguron realizimin e punimeve sipas standardeve të cilësisë dhe afateve të përcaktuara.
- Respekton procedurat e sigurisë dhe rregulloret e kompanisë.
Kualifikimet
- Eksperiencë pune në prodhimin dhe montimin e mobiljeve prej melamine, MDF dhe druri.
- Përvojë në prodhimin e dyerve tamburat, dyerve prej druri ose në montimin e dyerve, dritareve dhe fasadave me xham.
- Njohuri në përdorimin e makinerive të përpunimit të drurit.
- Aftësi të mira organizative, komunikuese.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të udhëhequr ekipin gjatë realizimit të punimeve.
- Korrektësi dhe përkushtim në respektimin e orarit të punës.
Shënime
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin: 067 206 4428.
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Kontakt: 067 206 4428
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selitë, Tiranë.
About company
AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...
