Matilpro

Modeliste

Matilpro
Tirane9 September 2026Deadline: 6 October 2026

About the job



Pozicioni: Modeliste
Departamenti: Zhvillim Produkti / Modelim
Raporton tek: Drejtori i Prodhimit / CEO
Lloji i punës: Kohë e plotë
Sektori: Prodhim Tekstili (çarçafë, jastëkë, jorganë, etj.)


Qellimi i pozicionit:
Të zhvillojë dhe optimizojë modele të reja produktesh tekstile, duke siguruar përputhshmërinë me kërkesat e tregut dhe standardet teknike të prodhimit, si dhe të mbështesë procesin e prodhimit nga ideja deri në produktin final, me fokus në cilësi, inovacion dhe efikasitet.



Duties

Zhvillimi I produktit dhe modelimi

  • Krijon dhe zhvillon modele të reja (koleksione, kampione dhe produkte të reja) bazuar në trendet e tregut dhe kërkesat e klientit
  • Përgatit kampione (samples) për aprovimin nga klientët ose menaxhmenti
  • Përzgjedh materialet, ngjyrat dhe aksesorët sipas detajeve teknike të produktit
  • Llogarit konsumin e materialeve për çdo model dhe optimizon përdorimin e tyre

Koordinimi me Prodhimin

  • Siguron që modelet e zhvilluara janë teknikisht të realizueshme në prodhim
  • Bashkëpunon me prestarinë dhe prodhimin për realizimin korrekt të kampioneve
  • Jep udhëzime teknike për prerje, qepje dhe montim të produktit
  • Përditëson dhe mirëmban skedat teknike (tech packs / cutting sheets)

Kontrolli I Kampioneve

  • Kontrollon kampionet dhe prototipet për përputhje me modelin e miratua
  • Verifikon cilësinë e qepjes, përmasat, materialet dhe detajet teknike
  • Identifikon gabimet në fazën e parë dhe siguron korrigjimin para prodhimit masiv

Mbledhja dhe analiza e Feedback-ut

  • Merr dhe analizon feedback nga klientët, prodhimi dhe departamentet e brendshme
  • Përdor feedback-un për përmirësimin e modeleve ekzistuese dhe zhvillimin e produkteve të reja
  • Siguron përputhjen e produktit me kërkesat e tregut dhe klientit

Inovacioni dhe optimizmi I produktit

  • Hulumton dhe aplikon trende të reja në dizajn dhe tekstil
  • Eksperimenton me materiale, teknika dhe forma të reja prodhimi
  • Synon përmirësimin e cilësisë, uljen e kostove dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve

Dokumentimi teknik I modeleve

  • Përgatit dhe mirëmban dokumentacionin teknik për çdo model (skica, matje, specifikime)
  • Siguron që çdo model të ketë udhëzime të qarta për prodhim masiv


Qualifications

Arsimi & Përvoja

  • Arsim i lartë në Inxhinieri Tekstili, Dizajn Mode, Modelim, ose fusha të ngjashme
  • Minimum 2–3 vjet përvojë në zhvillim produkti / modelim në industrinë e tekstilit ose veshjeve shtëpiake
  • Njohuri të mira mbi proceset e prodhimit dhe standardet e cilësisë në tekstil

Aftësitë Teknike

  • Aftësi të forta në modelim, skicim dhe zhvillim produkti
  • Njohuri mbi materialet e tekstilit dhe karakteristikat e tyre
  • Aftësi për përgatitjen dhe interpretimin e tech packs dhe dokumentacionit teknik
  • Njohuri mbi matjet, prerjet dhe proceset e qepjes
  • Aftësi në MS Office (Excel, Word) dhe programe të dizajnit (përbën avantazh)

Aftësitë e Buta (Soft Skills)

  • Kreativitet i lartë dhe sens i zhvilluar estetik
  • Aftësi shumë të mira komunikimi me ekipin e prodhimit dhe klientët
  • Organizim dhe menaxhim i disa projekteve njëkohësisht
  • Vëmendje e madhe ndaj detajeve dhe saktësisë teknike
  • Aftësi për zgjidhje problemesh në procesin e zhvillimit të produktit
  • Punë në ekip dhe bashkëpunim i ngushtë ndërdepartamental
  • Aftësi për të punuar nën afate të shkurtra dhe presion pune
  • Punë në ekip dhe proaktivitet


Notes


Per te aplikuar per kete pozicion kontaktoni ne nr. 0685809607




About company

MATILPRO SHPK është themeluar në Tiranë, Shqipëri në vitin 2019. Kompania është e specializuar për prodhimin e produkteve për fëmijë, si jastëkë, veshje, çarçafë, batanije, jastëkë për gratë shtatzëna dhe gjithçka që lidhet me prodhimin dhe shitjen e produkteve për fëmijë në tekstile dhe jo.Karakteristikat kryesore të kompanisë sonë janë: cilësia e lartë, korrektësia dhe çmimet konkurruese. Qëllimi ynë është i thjeshtë, të shërbejmë dhe të ndihmojmë markat e pavarura të modës, kompanitë e mëdha të shitjes me pakicë si...

Matilpro

Matilpro

51 employees
By agreement
Avg. salary
Full time
Employment Type
On-site
Work format
1-2 years
Required experience
Bachelor
Required degree
Seamstress
Category