
Intern Administrativ
About the job
Jeni në kërkim të një mundësie për të fituar eksperiencë praktike në administratë dhe biznes? Bashkohuni me ekipin tonë dhe zhvilloni aftësitë tuaja profesionale në një mjedis dinamik dhe profesional.
Pozicioni: Intern Administrativ
Detyrat
- Mbështetje në proceset administrative të përditshme.
- Organizimi dhe arkivimi i dokumentacionit fizik dhe elektronik.
- Përgatitja e dokumenteve, raporteve dhe evidencave administrative.
- Koordinimi i komunikimeve të brendshme dhe asistimi në organizimin e takimeve.
- Mbështetje për departamente të ndryshme sipas nevojave të kompanisë.
Kualifikimet
- Student ose i sapodiplomuar në Administrim Biznesi, Ekonomik, Juridik ose fusha të ngjashme.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, Outlook).
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe dëshirë për të mësuar.
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Trajnim praktik dhe mentorim nga profesionistë me eksperiencë.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe fitim eksperience reale.
- Ambient pune bashkëpunues dhe profesional.
- Mundësi punësimi pas përfundimit me sukses të programit të internshipit, bazuar në performancë.
Nëse dëshironi të ndërtoni karrierën tuaj dhe të fitoni eksperiencë të vlefshme, dërgoni CV-në tuaj në email aplikime1@aluflor.com ose WhatsApp +355 67 40 41 209 dhe bëhuni pjesë e ekipit tonë.
Rreth kompanisë
Themeluar nga Florentia Erjola Xheko, Aluflor America është e specializuar në projektimin dhe realizimin e fasadave moderne me cilësi të lartë. Në bashkëpunim me kompani gjermane, ajo ofron zgjidhje inovative që kombinojnë estetikën, teknologjinë dhe eficiencën energjetike. Kompania synon të jetë partner i besueshëm për projekte komplekse, duke vepruar mbi baza profesionale, etike dhe të qëndrueshme, me fokus në përgjegjësinë sociale dhe mbrojtjen e mjedisit.
