Kalaja Talent Consulting

Inxhinier Zbatimi

Kalaja Talent Consulting
Tirane23 Tetor 2026Afati: 19 Nëntor 2026

About the job

Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhinier Zbatimi.

Detyrat

  • Mbikëqyr dhe koordinon zbatimin e punimeve në kantier, në përputhje me projektin teknik dhe standardet e përcaktuara.
  • Kontrollon cilësinë e punimeve dhe zbatimin e specifikimeve teknike.
  • Ndjek ecurinë e punimeve dhe siguron respektimin e afateve të projektit.
  • Interpreton projektet teknike, preventivat dhe dokumentacionin përkatës.
  • Koordinon punën me drejtuesin e kantierit, nënkontraktorët dhe ekipet e punës.
  • Monitoron përdorimin e materialeve dhe burimeve, duke synuar optimizimin e kostove.
  • Identifikon problematikat teknike dhe propozon zgjidhje përkatëse.
  • Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e punimeve dhe dokumentacionin teknik.
  • Siguron respektimin e rregullave të sigurisë në punë.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
  • Përvojë e mëparshme në zbatimin e projekteve të ndërtimit, e preferueshme.
  • Njohuri të mira të projekteve teknike, metodave të ndërtimit dhe materialeve.
  • Aftësi për organizimin, koordinimin dhe menaxhimin e proceseve të punës.
  • Aftësi analitike dhe për zgjidhjen e problematikave teknike.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
  • Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
  • Njohuri të programeve AutoCAD dhe MS Office; programe të tjera teknike përbëjnë avantazh.

Shënime


Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.

Rreth kompanisë

Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Ndërtimi
Kategoria