
Administrator per Rezidence Banimi
About the job
Administratori i rezidences ka per detyre kryesore ndjekjen e stafit nen varesi, per te realizuar detyrat e ngarkuara, mbarevajtjen e punes, respektimin e rregullores se administrimit dhe komunikimin me banoret e rezidences. Behet fjale per nje rezidence elitare ne qytetin e Tiranes; ka nje staf prej 8-10 persona. Te gjithe te punesuarit jane staf i kompanise, me paga te rregullta me sigurime shoqerore dhe pagesa ne banke. Ne dispozicion te rezidences eshte grupi i punes per çdo mirembajtje rutine.
Detyrat
- Ndjek me seriozitet zbatimin e rregullores se administrimit.
- Kontrollon ne menyre ditore stafin e mirembajtjes ne realizimin e detyrave.
- Kujdeset per mirembajtjen e bazes materiale.
- Verifikon ndjekjen e pagesave ne Banke nga rezidentet ne bashkepunim me departamentin e finances.
- Eshte i angazhuar per te kryer njoftimet per rezidentet.
- Ndjek me seriozitet oraret e punes dhe zbatimin e detyrave per stafin e sigurise.
- Perpilon borderon e stafit cdo muaj.
- Mban arken e rezidences dhe raporton arketimet qe kryhen nga parkimet.
- Realizon dhe mban përgjegjësi për të gjithë detyrat e tjera që i ngarkohen.
Kualifikimet
- Te kete eksperienca te meparshme pune ne administrim rezidencash.
- Te di te perdori kompiuterin, sidomos opsionet baze word dhe excel.
- Mosha e preferuar eshte rreth 50 vjec – 55 vjec.
- Te respektoj hierarkinë e Kompanise dhe prioritetet që vendosen.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese.
Shënime
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dorëzojnë CV-në në adresën eurocol@eurocol.com.al ose whatsapp +355696065583
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do kontaktohen.
Rreth kompanisë
Eurocol shpk është një kompani shqiptare ndërtimi dhe zhvillimi që është themeluar më 1 Mars 1991. Në pronësi dhe manaxhim tërësisht shqiptar, ne jemi rritur falë pasionit dhe përkushtimit duke u shndërruar në një nga ofruesit e shërbimeve të ndërtimit më cilësor dhe të besuar në tregun lokal. Prej më shumë se 25 vitesh konsiderohemi ndër kompanitë më serioze, të strukturuara dhe të qëndrueshme në vend. Eksperienca e gjatë në ndërtim, përkushtimi dhe vëmendja maksimale në çdo detaj, bëjnë të...
