Hydrodynamic Systems

Agjent/e Blerje

Hydrodynamic Systems
Tirane16 Tetor 2026Afati: 10 Nëntor 2026

About the job

Kërkohet të punësohet: Agjent/e Blerje

Detyrat

  • Kërkimi, identifikimi dhe përzgjedhja e furnitorëve të pjesëve të këmbimit dhe pajisjeve teknike.
  • Shqyrtimi dhe analiza e ofertave të furnitorëve për të siguruar çmime konkurruese, cilësi të lartë dhe përputhshmëri me specifikimet teknike.
  • Negocimi i çmimeve, kushteve tregtare dhe afateve të furnizimit me furnitorët.
  • Sigurimi i realizimit të porosive dhe përmbushjes së afateve të dorëzimit.
  • Mbajtja e regjistrave të saktë të blerjeve dhe përgatitja e raporteve për inventarin dhe prokurimet.
  • Menaxhimi i stokut, ndjekja e porosive dhe garantimi i disponueshmërisë së materialeve.
  • Bashkëpunimi i ngushtë me departamentet teknike, mirëmbajtjes dhe departamente të tjera për identifikimin e nevojave dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve të blerjes.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Menaxhim Biznesi, Inxhinieri, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
  • Eksperiencë profesionale mbi 4-5 vjet në fushën e blerjeve, me përvojë të konsiderueshme në blerjen e pjesëve të këmbimit dhe pajisjeve teknike.
  • Njohuri bazë në AutoCAD 2D & 3D, paketën Microsoft Office dhe programe të tjera inxhinierike.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (niveli C2), në të folur dhe në të shkruar.
  • Fleksibilitet në orarin e punës dhe aftësi për të punuar në grup.
  • Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe negociuese, si dhe aftësi për menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët.

Shënime


Të interesuarit të dërgojnë CV-në e tyre në adresën e e-mailit hr22.hds@gmail.com ose ne numrin e telefonit +355 68 602 4224.

Rreth kompanisë

Riparim, i mjeteve motorrike dhe motorrcikletave. Shitblerjen me shumice e pakice te artikujveete ndryshem industrial, makineri e paisje, materiale ndertimi, automjete, vajra lubrifikante, duke percaktuar, por pa kufizuar veprimet e papermendura: krijimi i sistemeve elektroenergjitike, prodhim, import-eksport te energjise' elektrike me te gjitha format qe njeh teknologjia.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Specialist Blerjesh
Kategoria