
Agjent shitje
About the job
Kompania Digicom kërkon të punësojë: Agjent shitje
Detyrat
- Prezanton, promovon dhe shet produkte/shërbime duke përdorur argumenta të forta.
- Analizon kërkesat e klientëve potencial për të përmbushur nevojat e tyre.
- Krijon, zhvillon dhe mban marrëdhënie profesionale me klientët.
- Përshpejton zgjidhjen e problematikave dhe ankesave për të maksimizuar kënaqësin e klienteve.
- Arrin objektivat dhe rezultatet e shitjeve të dakortësuara.
- Koordinon procesin e rregjistrimit të klientit në CRM me departamentet e tjera.
- Zgjedhja në bashkepunim me ekipin e shitjes të territorit të caktuar ku do të bëhët promovimi.
- Mbledhja e kontakteve në terren (bazuar në targetin ditor).
- Raportimi i të dhënave ditore te supervizorja e shitjes.
- Follow up i kontakteve të portofolit të tij.
- Ndjekja e takimeve ditore.
- Kryerja e negociatave për nënshkrimin e kontratave me klientët në stendë ose takim.
- Sugjeron produkte të reja për të plotësuar kërkesat specifike të klientëve.
Kualifikimet
- Edukimi: Të ketë mbaruar universitetin.
- Gjuhe te huaja: Anglisht.
- Të jetë i komunikueshëm.
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe nën ngarkesë.
- T’ju përshtatet orareve të ndryshme të punës.
- Të ketë eksperiencë në marrëdhëniet me klientët.
Shënime
Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit hr@digicom.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare MyJobs.al ne seksionin “apliko online”.
Afati i fundit i aplikimit është data 30 Shtator 2026, ora 17:00.
* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
* Digicom merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
Rreth kompanisë
DIGICOM është njё nga kompanitё mё inovatore tё komunikimit në Shqipëri. Kemi investuar për një rrjet të qëndrueshëm duke përdorur teknologjinё e rrjetit me fibra optike dhe IP. Jo shumё kompani kanё shansin pёr tё ndryshuar jetёn e njerёzve nёpёrmjet inovacionit. Ҫdo ditё po rritet numri i klientëve të cilët i besojnё teknologjisё sё rrjetit te Digicom me fibra optike dhe shërbimit që ata ofrojnë. Sepse DIGICOM ofron atë që premton! Shtëpia juaj shndrit me internet 100% me fibër optike...
