Drita Travel

Agjent/e për Shërbim ndaj Klient dhe Shitje

Drita Travel
Tirane22 Shtator 2026Afati: 19 Tetor 2026

About the job

Përshkrimi i pozicionit Në ambientet e zyrave tona, punonjësi/ja do të jetë përgjegjës/e për shitjen dhe lëshimin e biletave të transportit kombëtar dhe ndërkombëtar, komunikimin me klientët, përgatitjen e listave të udhëtarëve, raporteve dhe koordinimin me menaxherët.

Detyrat

Shërbimi ndaj klientit & Biletaria

  • Komunikimi me klientët dhe ofrimi i informacionit.
  • Shitja, rezervimi dhe ndryshimi i biletave.
  • Trajtimi i kërkesave dhe problematikave të klientëve.

Operacionale

  • Përgatitja dhe kontrolli i listave të udhëtarëve.
  • Ndjekja dhe mbyllja përfundimtare e listave të udhëtarëve.
  • Koordinim me menaxherin dhe shoferat.

Administrimi & Financat

  • Regjistrimi i faturave, biletave dhe dokumentacioneve operative
  • Përgatitja e raporteve, nen mbikqyrje e ekonomistit.
  • Përgatitja dhe dërgimi i faturave për agjencitë sipas kerkeses

Koordinimi

  • Komunikim i vazhdueshëm me menaxherin, kolegët, shoferat dhe agjencitë partnere.
  • Ndjekja e detyrave dhe problematikave deri në përfundimin e tyre.

Kualifikimet

Kriteret e kërkuara

  • Të njohë gjuhën angleze (certifikata përbën avantazh).
  • Të ketë njohuri fillestare në përdorimin e Google Workspace dhe Microsoft Office.
  • Të ketë njohuri mesatare në kontabilitet dhe ekonomi. (përbën avantazh)
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientët dhe koleget.
  • Të jetë e disponueshme për punë me orar të plotë.
  • Të jetë aktualisht në studime ose t’i ketë përfunduar studimet.

Shënime


Çfarë ofrojmë

  • Pagë neto: 55,000 lekë *(për kandidatë fillestarë ose pa eksperiencë).
  • Paga ndryshon në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
  • Bonus sezonal Qershor–Gusht!
  • Kontratë pune.
  • Orari: Nga e hena ne te premte 8:30 – 17:00 dhe te shtunen 8:30 – 15:00, me 30 minuta pushim dreke.
  • E diela pushim.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në adresën: info.dritatravel@gmail.com

Rreth kompanisë

Drita Travel ka më shumë se 20 vite eksperiencë në industrinë e transportit të udhëtarëve. Qëllimi kryesor i kompanisë sonë është t'u ofrojmë klientëve opsionet më të mira të mundshme për të udhëtuar me tre mënyra kryesore të transportit: Aeroplan, Traget dhe Autobus.Megjithatë, fokusi i kompanisë sonë bazohet në dy aktivitete kryesore: 1) Udhëtimi me autobus nëpërmjet linjave të rregullta në Evropë dhe Ballkan2) Organizimi i tureve në Shqipëri dhe jashtë saj.

Drita Travel

Drita Travel

2 punonjës
55000 ALL +Bonus
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Punonjës i Marrëdhënieve me Klientin
Kategoria