KRESHA PROD

Agjent Retail Ex-Van/Caddy

KRESHA PROD
Tirane10 Shtator 2026Afati: 7 Tetor 2026

About the job

Kresha Prod sh.p.k është një kompani prodhimi dhe tregtimi të kafesë, me eksperiencë dhe pasion që nga viti 2005.

Jemi ne kërkim të nje Agjent Retail – Ex-Van/Caddy, i cili do të jetë përgjegjës për zgjerimin e rrjetit të klientëve, forcimin e marrëdhënieve me partnerët ekzistues dhe arritjen e objektivave mujore të shitjeve.

Detyrat

  • Arritja e targetit të shitjes dhe prezencës së produkteve në treg.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe identifikimi i klientëve të rinj.
  • Administrimi i stokut dhe garantimi i cilësisë së produkteve.
  • Rritja e vizibilitetit dhe pozicionimit të produkteve në pikat e shitjes.
  • Vendosja dhe mirëmbajtja e materialeve promocionale sipas standardeve.
  • Monitorimi i tregut, çmimeve dhe aktivitetit të konkurrentëve.
  • Mbështetja e aktiviteteve të kompanisë dhe veprimi si ambasador i brandit.
  • Raportimi i rregullt dhe komunikimi profesional.
  • Përditësimi i njohurive dhe zhvillimi profesional i vazhdueshëm.

Kualifikimet

  • Preferohet të ketë eksperiencë në shitje.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocuese.
  • Të jetë serioz, i përgjegjshëm dhe i motivuar.
  • Të ketë aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie të mira me klientët.
  • Të jetë i pajisur me leje drejtimi kategoria B.
  • Të ketë gatishmëri të lartë për t’i shërbyer klientëve dhe për të punuar në ekip.

Shënime


Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit, hr@kresha.al ose na kontaktoni në numrin e telefonit +355 68 206 1491

Rreth kompanisë

Kresha Prod shpk operon në fushën e përpunimit, prodhimit, paketim e magazinim të artikujve të ndryshëm ushqimorë. Eksport-import, tregti me shumicë e pakicë të prodhimeve të ndryshme, ushqimore, import makinerish dhe pajisjesh të ndryshme. Ajo punon me pasion në fushën e përpunimit dhe tregëtimit të kafes më të shijshme në tregun mbarë kombëtar të kafesë. Themeluesi i saj ka filluar këtë biznes në 2006 nga tregëtimi i kafesë dhe duke u bërë ndër më të mirët në treg. Kresha Prod...

KRESHA PROD

KRESHA PROD

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Agjent Shitje
Kategoria