Shoqria e sigurimeve Atlantik

Agjent Shitje Korce

Shoqria e sigurimeve Atlantik
Korçë24 Shtator 2026Afati: 22 Tetor 2026

About the job

Shoqëria e sigurimeve Atlantik sh.a po zgjeron aktivitetin e saj dhe kërkon të punësojë një Agjent Shitje në zyrën e kolaudimit në Korçë.

Detyrat

  • Identifikon dhe angazhon klientë të rinj për të rritur bazën e klientëve të kompanisë.
  • Njihet me produktet dhe shërbimet e sigurimeve që ofron kompania.
  • Konsulton klientët për nevojat e tyre për sigurim dhe ofron zgjidhje të përshtatshme.
  • Menaxhon dokumentacionin dhe procedurat e aplikimeve për sigurim.
  • Mban marrëdhënie të ngushta me klientët duke siguruar mbështetje dhe informacion të vazhdueshëm.
  • Raporton rregullisht mbi aktivitetet dhe rezultatet e shitjeve në Degë.

Kualifikimet

  • Të ketë përvojë të paktën 1- 3 vjeçare në shitje, preferohet në sektorin e sigurimeve.
  • Të zotërojë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi për të ndërtuar marrëdhënie të forta me klientët.
  • Të jetë i/e organizuar dhe të ketë aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Të ketë njohuri të mira mbi produktet e sigurimeve dhe tregun e sigurimeve në Shqipëri.
  • Të jetë i/e motivuar për të arritur qëllimet dhe objektivat e caktuara nga kompania.

Shënime


Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Agjent Shitje ne adresen e emailit degakorce@atlantik.al.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit nr. 9887 vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë për ‘Mbrojtjen e të Dhënave Personale’.

Rreth kompanisë

Shoqëria e sigurimeve “Atlantik” Sh.a është shoqëria e tretë private e hapur në tregun e sigurimeve. Ajo është liçencuar për zhvillimin e aktivitetit në fushën e sigurimeve me lejen zyrtare të Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (tashmë Autoriteti Mbikqyrës Financiare ) në muajin Maj 2001. Sipas kërkesave ligjore të asaj periudhe, shoqëria u krijua me kapital fillestar 100.000.000 lekë, kapital ky i konsiderueshëm i cili i dha ndihmesë shoqërisë për të filluar proçesin e penetrimit në tregun financiar të sigurimeve...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Agjent Shitje
Kategoria