
Asistente Blerje
About the job
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Asistente Blerje.
Detyrat
- Mbështetja e Departamentit të Blerjeve në përgatitjen dhe ndjekjen e porosive.
- Administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit të blerjeve, kontratave dhe faturave.
- Ndjekja e afateve të dorëzimit të porosive dhe raportimi i vonesave.
- Përditësimi i të dhënave në sistemet e kompanisë lidhur me furnitorët dhe produktet.
- Përgatitja e raporteve për aktivitetin e blerjeve.
- Komunikimi me email dhe ndjekja e ecurise se Ngarkesave nepermjet komunikimit me palet e treta
Kualifikimet
- Diplomë universitare preferohet në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Eksperienca e mëparshme në pozicione administrative ose në blerje përbën avantazh.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
- Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me dokumentacion.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
- Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0697686732.
Rreth kompanisë
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...
