Bolv-Oil

Agjent Shitje – Pasuri te Paluajtshme

Bolv-Oil
Tirane9 Shtator 2026Afati: 30 Shtator 2026

About the job

BOLV GROUP është krenar për 35 vite arritje të qëndrueshme, duke u konsoliduar si një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në Shqipëri.

Nëse dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në një ambient profesional, dinamik dhe me standarde të larta pune, BOLV GROUP është vendi i duhur per ju!

BOLV Group është në kërkim të një Agjenti Shitjesh – Pasuri të Paluajtshme, per t’ju bashkuar ekipit tonë të shitjeve të KASHARI CENTER.

Agjenti do të jetë përgjegjës për promovimin dhe shitjen e apartamenteve identifikimin dhe zhvillimin e klientëve potencialë, ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe ndjekjen e procesit të shitjes nga kontakti i parë deri në finalizimin e transaksionit.

Kërkojmë një profesionist energjik, ambicioz, komunikues dhe të orientuar drejt rezultateve, me aftësi të forta në shitje, negocim dhe ndërtimin e marrëdhënieve me klientët.

Në BOLV Group besojmë se rezultatet e shkëlqyera ndërtohen nga njerëz të motivuar dhe të talentuar.

Për këtë pozicion ofrojmë:

  • Pagë konkurruese;
  • Mundësi për të rritur të ardhurat në varësi të rezultateve;
  • Mbështetje nga një ekip profesionistësh;
  • Mundësi reale për zhvillim në karrierë;
  • Mjedis pune dinamik dhe profesional;
  • Mundësinë për t’u bërë pjesë e një grupi me 35 vite eksperiencë dhe një vizion të qartë për të ardhmen.

Detyrat

  • Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj;
  • Menaxhimi dhe zgjerimi i portofolit të klientëve;
  • Promovimi dhe prezantimi i pronave;
  • Organizimi dhe realizimi i vizitave në prona;
  • Identifikimi i nevojave dhe kërkesave të klientëve;
  • Përgatitja dhe prezantimi i ofertave;
  • Negocimi dhe ndjekja e procesit të shitjes;
  • Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët;
  • Ndjekja e klientit deri në përfundimin e transaksionit;
  • Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja të biznesit;
  • Përmbushja e targeteve dhe objektivave të përcaktuara të shitjeve;
  • Raportimi periodik mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve.

Kualifikimet

Kandidati ideal duhet të jetë:

  • I orientuar drejt rezultateve dhe arritjes së targeteve;
  • Komunikues dhe me aftësi të shkëlqyera prezantimi;
  • I aftë në negocim dhe mbylljen e marrëveshjeve;
  • Proaktiv dhe me iniciativë në gjenerimin e klientëve të rinj;
  • I aftë për të ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe të bazuara në besim;
  • I organizuar dhe me aftësi të mira për menaxhimin e kohës;
  • I aftë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
  • Profesional, korrekt dhe me integritet të lartë;
  • Me njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Me aftësi në përdorimin e Microsoft Office, CRM dhe platformave digjitale.
  • Eksperienca në shitje dhe veçanërisht në sektorin e pasurive të paluajtshme përbën avantazh.

Shënime


Bëhu pjesë e BOLV Group!

Nëse je ambicioz, i orientuar drejt rezultateve dhe beson se suksesi në shitje ndërtohet mbi profesionalizmin, besimin dhe marrëdhëniet e forta me klientët, atëherë duam të të njohim.

Apliko tani ose rekomando një profesionist që i përshtatet këtij profili.

Dërgo CV-në tënde në: human.resources@bolv.al duke specifikuar në subjektin e emailit “Agjent Shitje, ose ne website: www.BolvGroup.com

Aplikimet do të pranohen deri në datën: 30 Shtator 2026

Pas shqyrtimit te aplikimeve do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

Të gjitha aplikimet do të mbahen në arkivë për një periudhë një vjecare.

*Ju njoftojmë se duke paraqitur dokumentet e aplikimit tuaj në adresën e mësipërme, ju i jepni BOLV Group pëlqimin tuaj për të përdorur

Rreth kompanisë

Bolv-Oil është një shoqëri lider në tregëtimin me shumicë të Lëndeve djegëse (Gazoil 10ppm, Benzine pa plumb, Solar, Mazut, Lende djegese per kaldaja). Bolv-oil ka të shpërndarë në të gjithë territorin e Rep. së Shqipërisë 35 pika karburanti (tregëtim me pakice I naftës, benzinës dhe gazit), duke u dhënë mundësi klientëve tonë për furnizin në cdo kohë dhe në cdo vend. Cilësia e produktit që ofrojmë, korrektësia dhe shërbimi janë pikat më të forta të kompanisë Bolv-oil.

Bolv-Oil

Bolv-Oil

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Agjent Imobiliar
Kategoria