TOP DISTRIBUTION

Agjent Shitje

TOP DISTRIBUTION
Tirane21 Tetor 2026Afati: 10 Nëntor 2026

About the job

Kompania TopDistribution shpk operon prej 13 vitesh në fushën e distribucionit të produkteve ushqimorë dhe jo ushqimorë me shumicë.

Objektivi kryesor i kompanisë, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar në mënyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzivë te një cilesie superiore për tregun shqiptar në sektorin ushqimor dhe jo ushqimore. Kompania kërkon të punësojë në pozicionin e : Agjente Shitje per zonen e Tiranes

Detyrat

  • Mirëmban rrjetin e klientëve ekzistues dhe identifikon klientë të rinj potencial.
  • Prezanton në mënyrë profesionale produktet, të cilat trajtohen me shumicë, tek klientët e zonës që mbulon.
  • Punon ngushtesisht me drejtorin e shitjeve ne perpilimin e kushteve dhe kontratave te shitjes me klientet qe mbulon.
  • Eshte pjese e negocimit direkt me klientet , bashke me superiorin e tij.
  • Eshte pergjegjes per rezultatin e shitjeve ne cdo account qe mbulon.
  • Identifikon nevojat e klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të klientit.
  • Realizon shitje nga gjithë gama e produkteve pjesë e katalogut të shumicës.
  • Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
  • Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë më gjithë departamentet përgjegjëse deri ne mbërritjen e tyre tek klienti.
  • Zbaton dhe respekton procedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
  • Raporton me shkrim tek manaxheri i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikat e hasur.

Kualifikimet

  • Edukimi: Arsimi i mesem ose i Larte.
  • Mosha: Nga 25 deri 50 vjec.
  • Eksperiencë pune: Minimalisht 2 vjet eksperiencë pune në kompani të ngjashme distribucioni ushqimore dhe joushqimore.

Aftësitë:

  • Aftësi shumë të mira komunikuese.
  • Aftësi shumë të mira prezantuese.
  • Aftësi shumë të mira nëgociuese.
  • Aftësi analizuesë.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze ose italiane.
  • Të disponojë patentë automjeti të klasit B.

Shënime


  • Kushte te mira pune;
  • Pagesa e kenaqshme.

Nr kontakti 0689072020

Email: asistentemag@topdistribution.al

Rreth kompanisë

Kompania jone eshte nje kompani e re dhe me ‘Know How-n’ e duhur per distribucionin e produkteve ushqimore. Objektivi kryesor i kompanise, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar ne menyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzive dhe te vecanta per tregun shqiptar ne sektorin ushqimor.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Agjent Shitje
Kategoria