
Analist Shitje
About the job
EUROLAB INTERNACIONAL GRUP shpk, një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri shpall vakant pozicionin: Analist Shitje
Analist i Shitjes eshte përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave master për artikujt, çmimet dhe klientët, duke siguruar saktësinë, përditësimin dhe unifikimin e tyre në sistemet e kompanisë. Identifikon problematikat dhe kontribuon në përmirësimin e proceseve dhe cilësisë së të dhënave.
Detyrat
Menaxhimi i të Dhënave Master – Artikujt, Çmimet & Klientët
- Regjistron artikujt e rinj në sistem sipas standardeve dhe udhëzimeve të brendshme.
- Siguron përditësimin e databazës për artikujt, çmimet dhe ofertat në të gjitha sistemet përkatëse.
- Mirëmban kodet dhe përshkrimet e unifikuara të artikujve në të gjitha sistemet (Balance, Navision dhe të tjera).
- Mirëmban markat, kanalet dhe fushat e tjera klasifikuese për artikull/klient.
- Menaxhon regjistrimin e klientëve në sisteme, duke siguruar të dhëna të plota dhe të sakta.
- Monitoron klasifikimet ne databaze sipas rregullave te kompanise duke siguruar saktesi dhe korrektesi ne raportim
- Krijon mjete monitorimi per evidentimin e problemeve
- Identifikon dhe propozon ide per permiresimin e metejshem te master data perpunimit dhe eficiences
Çmimet, Zbritjet & Etiketimi
- Aplikon çmimet dhe zbritjet në sistemet përkatëse (p.sh. Nav Serbia, Maqedonia, Divizioni Beauty).
- Siguron etiketimin korrekt të artikujve të rinj ne sistemet e kompanise, sipas rregullave të brendshme.
Menaxhimi i Sistemeve & Cilësia e të Dhënave
- Menaxhon dhe përditëson të dhënat në sistemet e kompanise dhe sisteme të tjera përkatëse, duke siguruar perputhje mes tyre.
- Kontrollon që të gjitha të dhënat të regjistrohen në mënyrë korrekte dhe në përputhje me standardet e dakorduara.
- Merr pjesë aktivisht dhe ofron mbështetje gjatë përditësimeve të sistemeve dhe funksionaliteteve të reja.
- Kryen kontrolle javore për klientët joaktivë në sistemet fiskale dhe siguron reflektimin korrekt në sistemet e shitjeve.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Statistikë, Sisteme Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë në regjistrim të dhënash, menaxhim të dhënash, administrim shitjesh ose rol të ngjashëm analitik/administrativ.
- Njohuri të mira të MS Office, veçanërisht Excel (menaxhim të dhënash, analiza bazë dhe raportim).
- Eksperiencë me sistemet ERP/CRM (p.sh. BC 365, Bilanc ose të ngjashme) konsiderohet avantazh.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (e folur dhe e shkruar); njohja e gjuhës italiane përbën avantazh.
Shënime
Te interesuarit mund te kontaktojne ne hr@eurolabinternacional.com ose ne nr.0697095401
Rreth kompanisë
EUROLAB është themeluar si nje kompani tregtare private e organizuar si Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (shpk). Aktivitetin e saj tregtar e ka filluar në vitin 1995, si një ndër kompanitë e para të importit dhe distribucionit në Shqipëri. Si rezultat i përpjekjeve që filluan me modesti 25 vjet më parë, por që u fuqizuan ndër vite, sot EUROLAB përfaqëson një standard të avancuar biznesi dhe është një ndër shoqëritë lider në fushën e importit dhe distribucionit në Shqipëri, me...
