B
Arketare/Operatore Finance Durres
Bulloneria Durres
About the job
QËLLIMI I POZICIONIT
Arkëtarja është përgjegjëse për administrimin e pagesave, lëshimin dhe kontrollin e faturave fiskale, rakordimin e arkës dhe sigurimin e saktësisë së të dhënave financiare dhe dokumentacionit ditor të shitjeve.
POZICIONI: Operatore Finance
PUNËSIM: Me kohë të plotë (e Hënë – e Shtunë)
Detyrat
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Marrja dhe administrimi i pagesave cash nga klientët;
- Lëshimi i faturave fiskale sipas procedurave të kompanisë;
- Regjistrimi i saktë i shitjeve dhe pagesave në programet përkatëse;
- Kontrolli i faturimeve të ditës dhe verifikimi i përputhjes së tyre me shitjet;
- Kryerja e rakordimit ditor të arkës;
- Kontrolli dhe sigurimi i saktësisë së cash-it në arkë;
- Identifikimi dhe raportimi i çdo diference apo mospërputhjeje në arkë ose faturime;
- Përgatitja dhe kontrolli i raporteve ditore të arkës dhe faturimeve;
- Administrimi i dokumentacionit financiar të lidhur me shitjet;
- Mbajtja e saktë dhe e rregullt e raporteve dhe dokumentacionit me klientët;
- Bashkëpunimi me stafin e shitjes dhe administratën për verifikimin e pagesave dhe faturimeve;
- Respektimi i procedurave të brendshme për administrimin e cash-it dhe dokumentacionit;
- Mësimi dhe përdorimi i programeve të reja financiare apo administrative që përdor kompania.
Kualifikimet
KËRKESAT PËR KANDIDATEN
- Eksperiencë e mëparshme pune në pozicionin e arkëtares ose në një pozicion të ngjashëm;
- Njohuri të nevojshme në përdorimin e programeve financiare dhe fiskale;
- Aftësi të mira në përdorimin e kompjuterit;
- Njohuri bazë mbi faturimin dhe administrimin e pagesave;
- Aftësi të mira organizative;
- Saktësi dhe përpikëri në kryerjen e detyrave;
- Përgjegjshmëri dhe konfidencialitet në administrimin e të dhënave financiare;
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve;
- Gatishmëri për të mësuar dhe për të zhvilluar më tej njohuritë profesionale
PROFILI I KËRKUAR:
- Kërkojmë një person të rregullt, të saktë, të përpiktë dhe të përgjegjshëm, i cili e trajton me seriozitet administrimin e parave, faturimeve dhe dokumentacionit.
- Kandidatja duhet të jetë e aftë të punojë në mënyrë të organizuar dhe të pavarur, të kontrollojë me kujdes punën e saj dhe të garantojë që cash-i, faturimet, rakordimet dhe raportet ditore të jenë të sakta dhe të përputhshme.
- Eksperienca dhe njohuritë ekzistuese janë të rëndësishme, por vlerësohet veçanërisht gatishmëria për të mësuar, për t’u përshtatur me sistemet e kompanisë dhe për të zhvilluar më tej aftësitë profesionale
Shënime
Nëse ke njohuri mbi produktet e sipërpërmendura, të pëlqen komunikimi me klientët dhe je i gatshëm të mësosh më shumë, presim aplikimin tënd! Për më shumë informacion dhe për të aplikuar, na kontakto. +355676318140 ose info@bulloneria.al