⚠️Ky njoftim pune ka skaduar dhe nuk pranon më aplikime të reja. Ju lutemi eksploroni njoftimet e ngjashme më poshtë.
Smart Home Albania

Arketare Showroom

Smart Home Albania
Tirane10 Tetor 2026Afati: 3 Nëntor 2026

About the job

Kërkojmë një Arkëtare për showroom-in tonë, e cila do të jetë përgjegjëse për procesin e pagesave dhe faturimit të klientëve, si edhe për menaxhimin korrekt të arkës gjatë aktivitetit të përditshëm të showroom-it.

Detyrat

  • Kryen arkëtimet e klientëve në showroom në cash, kartë ose transferte bankare.
  • Lëshon faturat për shitjet e realizuara dhe kryen fiskalizimin.
  • Kontrollon përputhjen ndërmjet porosisë/shitjes, faturës dhe pagesës së klientit.
  • Menaxhon arkën ditore dhe kryen rakordimin në fund të ditës.
  • Regjistron dhe administron parapagimet dhe pagesat e klientëve.
  • Hap dhe administron llogaritë e klientëve sipas procedurave të kompanisë.
  • Koordinon me ekipin e shitjeve për faturimin dhe statusin e pagesave të klientëve.
  • Koordinon me Departamentin e Financës për dokumentacionin, rakordimet dhe çështjet që lidhen me arkën.
  • Kryen pagesa cash ndaj furnitorëve sipas dokumentacionit dhe aprovimeve përkatëse.
  • Administron dhe arkivon faturat, mandatet dhe dokumentacionin e arkës.
  • Raporton menjëherë çdo diferencë apo problem që lidhet me pagesat, faturimin ose arkën.
  • Zbaton procedurat e brendshme të kompanisë për arkëtimet dhe dokumentacionin financiar.

Kualifikimet

  • Eksperienca si arkëtare, në faturim ose në pozicione të ngjashme.
  • Njohuri mbi faturimin dhe fiskalizimin.
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel.
  • Njohuri në përdorimin e Financa 5.
  • Saktësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Sjellje profesionale dhe komunikim i mirë me klientët.

Shënime


Ne ofrojmë

  • Pagë konkurruese dhe kushte të mira pune.
  • Ambient profesional dhe bashkëpunues.
  • Trajnim dhe mbështetje gjatë integrimit në pozicion.
  • Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
  • Stabilitet dhe mundësi afatgjata në kompani.

Kandidatët e përzgjedhur do të kryejnë paraprakisht një test praktik në Excel dhe Financa 5.

Aplikimet: hr@smarthome.al

Rreth kompanisë

Smart Home Albania është kompania e parë në Shqipëri me fokus sistemet Smart Home. Kompania ofron sistemet më inovative me fokus rritjen e komfortit, uljen e faturës së energjisë elektrike dhe njëkohësisht rritjen e sigurisë. Smart Home Albania është realiteti me ofertën që garanton raportin cilësi-çmim më të mirë në treg. SMART HOME ALBANIA - Një mënyrë më e zgjuar jetese! Sistemet Smart Home sjellin siguri, fleksibilitet, efiçencë energjie dhe komfort në gjitha hapësirat e shfrytëzuara për jetesë. Falë inovacionit...

Smart Home Albania

Smart Home Albania

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Arkëtar
Kategoria