Globe Shops

Menaxher/e Dyqani

Globe Shops
Tirane30 Tetor 2026Afati: 25 Nëntor 2026

About the job

Ke eksperiencë në menaxhim, aftësi drejtuese dhe dëshirë për t’u zhvilluar profesionalisht?

Globe po kërkon një profesionist energjik, të motivuar dhe me aftësi organizative për t’iu bashkuar ekipit në pozicionin:

Menaxher/e Dyqani

Kush jemi ne?

Historia e Globe nisi me showroom-in e parë “Electrolux” në Tiranë, duke zhvilluar aktivitetin në tregtimin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike. Në Globe besojmë se rritja e biznesit ecën paralelisht me zhvillimin e njerëzve tanë. Prandaj, krijojmë mundësi që secili të kontribuojë në suksesin e përbashkët dhe të zhvillojë potencialin e tij në një ekip ku bashkohen talente, ide, këndvështrime dhe eksperienca të ndryshme.

Roli yt në Globe

Si Menaxher/e Dyqani, do të kesh një rol kyç në drejtimin e aktivitetit të përditshëm, zhvillimin e ekipit dhe arritjen e objektivave të shitjes.

Detyrat

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i përditshëm i dyqanit, në përputhje me politikat dhe standardet e kompanisë.
  • Përmirësimi i vazhdueshëm i performancës së shitjeve dhe maksimizimi i fitimeve, përmes arritjes së objektivave të miratuara nga kompania.
  • Menaxhimi dhe motivimi i stafit për të rritur shitjet ditore dhe për të arritur objektivat e dyqanit.
  • Përcaktimi i prioriteteve, identifikimi dhe zgjidhja e problemeve urgjente që ndikojnë në mbarëvajtjen e dyqanit.
  • Sigurimi që stafi të jetë i trajnuar dhe i përgatitur për të realizuar të gjitha proceset e nevojshme gjatë ditës së punës.

Kualifikimet

Çfarë kërkojmë nga ti?

  • Arsim të lartë të përfunduar, preferohet në Menaxhim Biznesi ose dege te ngjashme.
  • Të paktën 3-5 vite eksperiencë në menaxhim.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira organizative.
  • Energji, iniciativë, këmbëngulje dhe vetëmotivim.
  • Njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
  • Aftësi për të punuar në grup.

Shënime


Pse të zgjedhësh Globe?

  • Pagë konkurruese, në përputhje me përvojën dhe performancën.
  • Bonuse mujore, tremujore dhe vjetore, bazuar në arritjen e objektivave.
  • Orar fiks pune, me fleksibilitet në organizimin e përditshëm.
  • Kontratë pune afatgjatë dhe mundësi për zhvillim profesional.
  • Mundësi për ngritje në karrierë brenda kompanisë.
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mbështetje në zhvillimin e aftësive menaxheriale dhe të lidershipit.
  • Zbritje të konsiderueshme për punonjësit, në të gjitha kategoritë e produkteve të dyqanit.
  • Mjedis pune dinamik dhe bashkëpunues, në një kompani me reputacion.
  • Mbështetje dhe mentorim nga stafi drejtues.

Hapi i radhës? Apliko!

Nëse e gjen veten në këtë profil dhe dëshiron të zhvillosh karrierën tënde në Globe, të ftojmë të aplikosh!

Dërgo CV-në në adresën: hr@globe.al

Mirëpresim të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e mësipërme.

Globe nxit zhvillimin e karrierave dhe promovon talentet!

Rreth kompanisë

Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve Elektroshtëpiake dhe Elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën e “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional. Sot...

Globe Shops

Globe Shops

501 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Shitjesh
Kategoria