SPAR

Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Sarandë

SPAR
Sarandë29 Tetor 2026Afati: 25 Nëntor 2026

About the job

Biznesi i rrjetit të marketeve dhe hiper marketeve SPAR filloi historinë e tij në një market hollandez në 1932 dhe tani përfshin më shumë se 13,300 markete mbi 48 vende të botës. Nga data 20 Qershor 2016, SPAR Albania është prezent edhe në Shqipëri duke sjellur cilësi dhe risi me një gamë të gjerë prej 40.000 produktesh, të cilat vendosin një standart të ri për tregun e vendit tonë. Me 118 markete, 6 hipera, SPAR renditet ndër liderat e kategorisë së tij.

Pozicioni: Asistent/e Menaxher/e i Dyqanit Sarandë.
Departamenti: Operacional
Vendodhja: Sarandë

Përmbledhja e Pozicionit: Asistent Menaxheri i Dyqanit mbështet dhe ndihmon Menaxherin e Dyqanit në organizimin e të gjithë punëve në dyqan sipas politikës së kompanisë; Përgjegjësia kryesore e tij është ndjekja e përditshme e punëve me qëllim drejtimin optimal të dyqanit.

Detyrat

  • Mbështetje e Menaxherit të Dyqanit në zbatimin e punës komerciale dhe administrative në dyqan;
  • Mbështetje e stafit në punën e tyre të përditshme;
  • Menaxhim i punës në grup dhe motivim me qëllim që të shtohen shitjet dhe të sigurohet një eficencë e plotë;
  • Menaxhim i nivelit të stokut dhe marrja e vendimeve të rëndësishme për kontrollin e tij;
  • Analiza e shitjeve;
  • Zgjidhja e problemeve të sigurisë në bashkëpunim me departamentin përkatës;
  • Kontrolli periodik në datat e skadencës së produkteve në Dyqan dhe magazina;
  • Kontrolli i përditshem mbi zonat e shitjes, diskutime rreth problemeve të ndryshme me kolegët dhe marrja e opinioneve nga klientët;
  • Kujdesi ndaj klientëve dhe gjetja e zgjidhjes ndaj problemeve të tyre, sipas politikës së kompanisë;
  • Organizimi i përditshëm i kasave dhe supervizimi i tyre.

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare.
  • Eksperiencë pune të ngjashme, (preferohet 2-3 vjet).
  • Njohuri të gjuhës Angleze.
  • Njohuri të mira të paketës kompjuterike.
  • Aftësi në menaxhim.
  • Aftësi në zgjidhjen e konflikteve.
  • Aftësi në organizim.
  • Të jetë i shoqërueshëm me kolegët dhe klientët.
  • Aftësi në menaxhimin e stresit.
  • I aftë të punojë në ekip.

Shënime


Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mailit hr@spar.al ose te kontaktojne whatsapp +355684099051 duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Distribution Center, Kashar, Zona Kadastrale 2105, Nr Pasurie 1841/46, Tirane.

Rreth kompanisë

Aktivitet i shitjes me pakice se artikujve ushqimor dhe jo-ushqimor.

SPAR

SPAR

201 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Asistent Menaxher
Kategoria

Latest jobs from this company