
Asistent/e në Shitje dhe Servis
About the job
IT Gjergji Kompjuter është duke rekrutuar: Asistent/e në Shitje dhe Servis
Përshkrimi i pozicionit:
Pozicioni i Asistentit/es në Shitje dhe Servis përfshin mbështetjen e proceseve të shitjes dhe shërbimit, menaxhimin e dokumentacionit dhe komunikimin me klientët, duke siguruar ndjekjen e kërkesave dhe procedurave sipas standardeve të kompanisë. Kandidati/ja do të jetë një pikë kyçe kontakti mes klientit dhe departamenteve të brendshme, duke ndihmuar në përmbushjen e të gjitha proceseve që lidhen me shitjen, porositë, shërbimin teknik dhe dokumentacionin përkatës.
Detyrat
- Asiston në proceset e shitjes dhe shërbimit pas shitjes, përfshirë regjistrimin e produkteve dhe ndjekjen e kërkesave të klientëve.
- Menaxhon dokumentet përkatëse: kontrata, fatura, porosi, etj.
- Siguron komunikim efektiv me klientët dhe përcjell ankesat apo feedback-un sipas procedurave.
- Koordinon procesin e dorëzimit të produkteve, organizimin e instalimeve, trajnimeve dhe ndjekjen e akseptancës përfundimtare.
- Bashkëpunon me sektorin teknik për pranimin, etiketimin dhe dorëzimin e produkteve për servis.
- Ndihmon në negociimin, nënshkrimin dhe protokollimin e kontratave, në bashkëpunim me palët përkatëse.
Kualifikimet
- Diplomë universitare (preferohen fushat Ekonomike, Teknologji Informacioni, Shkenca të Natyrës).
- Minimumi 2 vite përvojë në pozicione të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira mbi pajisjet IT dhe programet bazë kompjuterike (Word, Excel, PowerPoint).
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të përballuar presionin e punës.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar jashtë orarit, kur është e nevojshme.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Pagë neto: 55,000 – 65,000 lekë
- Balancë punë-jetë
- Sigurim Shëndetësor Privat
- Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë
Për të aplikuar, dërgoni CV-në dhe dokumentet mbështetëse në adresën: humanresources@itd-al.com
Shënim i rëndësishëm:
Rreth kompanisë
InfoSoft Group ka udhëhequr distribucionin e produkteve të konsumit dhe IT në Shqipëri dhe në rajon për më shumë se dy dekada. Grupi është sot një nga sipërmarrjet e mëdha që angazhon profesionistë të klasit të lartë me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre respektive, të cilët me punën e tyre sinergjike kanë mundësuar krijimin e InfoSoft Group. Grupi ofron zgjidhje me performancë të lartë për çdo aspekt të ambientit tuaj IT. Themeluar në 1991, historia e Grupit, sikundër...
