
Sales Person
About the job
Pegasus SHPK, kompani e specializuar në distribuimin e produkteve mjekësore okulistike, është në kërkim të një Sales Person për të forcuar praninë e saj në tregun shqiptar. Kandidati i suksesshëm do të promovojë dhe shesë produktet e kompanive lider botërorë si Alcon Surgical, Alcon Vision Care, Tomey, Quantel Medical, Haag-Streit Surgical, Aurolab dhe të tjera, duke ndërtuar marrëdhënie afatgjata me mjekë okulistë, klinika kirurgjikale dhe optika brenda vendit.
Detyrat
PËRGJEGJËSITË KRYESORE
- Shitja e portofolit të plotë: Produktet e Alcon Surgical (lente kirurgjikale, materiale dhe pajisje kirurgjikale) dhe Alcon Vision Care (lente kontakti dhe produkte kujdesi), si dhe Tomey, Quantel Medical, Haag-Streit Surgical, Aurolab.
- Takime klinike: Takime të rregullta me mjekë okulistë, klinika kirurgjikale okulistike, optika dhe qendra shëndetësore për prezantim dhe promovim produktesh.
- Trajnimi i stafit: Trajnimi i personelit të klientëve mbi përdorimin dhe avantazhet e produkteve të portofolit.
- Menaxhimi i sektorit: Menaxhimi i porosive, monitorimi i territorit gjeografik dhe raportimi periodik tek drejtoria e shitjeve.
- Zhvillimi i tregut: Ndjekja e zhvillimeve të tregut okulistik dhe identifikimi i mundësive të reja biznesi.
- Trajnime ndërkombëtare: Pjesëmarrja aktive në trajnime dhe seminare brenda dhe jashtë vendit, të organizuara nga kompanitë përfaqësuese.
Kualifikimet
Arsimi & Profili Akademik
- Diplomë Bachelor e detyrueshme; Master i preferuar.
- Profil i preferuar: Optometri, Fizikë, Farmaci ose degë me profil mjekesor.
Eksperienca Profesionale
- Eksperiencë në fushën okulistike ose mjekësore (e preferuar, por jo e detyrueshme).
- Aftësi të dëshmuara shitjeje dhe menaxhimi të klientëve.
Aftësi të Domosdoshme
- MS Office: Njohuri të mira në Word, Excel dhe PowerPoint.
- Gjuha Angleze: Nivël i shkëlqyer i gjuhës angleze (me shkrim dhe me gojë).
- Patentë Drejtimi: Leje drejtimi kategoria B e detyrueshme.
- Aftësi të forta komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
- Aftësi organizative dhe vetë-menaxhim i kohës.
Shënime
Paga Neto : 80,000 – 150,000 Lekë / muaj (negociueshme ne varesi te ekperiences)
Nëse njihni kandidatë që përputhen me kriteret e mësipërme dhe janë të interesuar për një karrierë dinamike në sektorin okulistik, ju lutemi na i referoni ose na kontaktoni drejtpërdrejt ne email : database@pegasus-united.com
Të gjitha aplikimet trajtohen me konfidencialitet të plotë.
Adresa: Ish Frigoriferi, Tiranë, Shqipëri
Rreth kompanisë
Depo farmaceutike “Pegasus” sh.p.k, është përfaqësues dhe distributor ekskluziv i kompanive më të njohura në fushën farmaceutike, diagnostikuese, kimisë, analitike dhe laboratorike si: Pfizer, Alcon, Abbott Diagnostics, Agilent Technologist, Hologic, Konica Minolta, Fukuda-Denshi, Eppendorf, Becton-Dickinson, Faran, Huvitz, Grifols, Haag-Streit Surgical, Tomey, Randox, Scharlau, Metter Toledo, Ohaus, Seta, Peak Scientific, Intervet, Novartis Vet, Sigma Centrifuges, MESA Medical, etj.
