
Asistente Administrative e Drejtorit
About the job
SMART PROCESSES SH.P.K. kerkon: Asistente Administrative e Drejtorit
Kërkojmë një asistente të organizuar, komunikative dhe të përgjegjshme, për të mbështetur drejtorin në aktivitetet e përditshme dhe komunikimin me klientët e partnerët italianë.
Detyrat
- Mbështetja e drejtorit në organizimin e axhendës, takimeve dhe udhëtimeve të punës.
- Komunikimi në gjuhën italiane me klientët dhe partnerët, përmes telefonit, emailit dhe takimeve.
- Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit dhe korrespondencës.
- Ndjekja e kërkesave të klientëve dhe mbështetja e proceseve të shitjes dhe shërbimit ndaj klientit.
- Shoqërimi i drejtorit në udhëtime pune, kryesisht në Itali.
Kualifikimet
- Njohuri të shkëlqyera të gjuhës italiane, veçanërisht në të folur.
- Disponueshmëri për udhëtime të shpeshta pune jashtë vendit, kryesisht në Itali.
- Përvojë në shitje dhe shërbim ndaj klientit.
- Studime të larta të përfunduara në shkenca sociale ose informatikë.
- Aftësi shumë të mira organizative, komunikimi dhe menaxhimi të kohës.
- Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe mjeteve digjitale të punës.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe diskrecion në trajtimin e informacionit.
Shënime
Aplikoni duke dërguar CV-në : info@smartprocesses.net
Subjekti: Aplikim – Asistente Administrative e Drejtorit
Rreth kompanisë
is a software development company. For over 10 years we’ve been bringing custom and platform-based solutions to large and midsized companies in Education, Health Care, Banking, Finance, Auditing and other industries. We have also a long experience with Government Institutions (local and central) focusing on offering Public Services, Social Services, Budget Transparency Monitoring, etc. Smart Processes is an expert in development, customization and integration of complex enterprise-level solutions, advanced web and a well-balanced blend of technology skills, domain knowledge, hands-on...
