Kastrati Construction

Asistente Administrative

Kastrati Construction
Tirane9 Nëntor 2026Afati: 11 Dhjetor 2026

About the job

Pozicioni: Asistente e CEO (Executive Assistant to CEO)

Departamenti: Drejtoria Ekzekutive

Raporton tek: CEO (Chief Executive Officer)

Vendndodhja: [Kastrati Construction / Tirane ]

Orari: Full-time

  • Përmbledhja e pozicionit

Asistentja e CEO-së ofron mbështetje administrative, organizative dhe operacionale në nivel ekzekutiv, duke siguruar menaxhimin efikas të aktiviteteve të përditshme të CEO-së.

Ky pozicion kërkon një person me aftësi të shkëlqyera organizative, komunikimi dhe koordinimi, me nivel të lartë profesionalizmi, diskrecioni dhe përgjegjshmërie.

  • Objektivat kryesore të pozicionit (KPI)

Performanca e pozicionit do të vlerësohet bazuar në:

  • Efikasitetin në menaxhimin e agjendës së CEO-së.
  • Respektimin e afateve dhe ndjekjen e detyrave të deleguara.
  • Saktësinë dhe cilësinë e dokumentacionit.
  • Efektivitetin e komunikimit dhe koordinimit të brendshëm.
  • Nivelin e organizimit dhe proaktivitetit.
  • Ruajtjen e konfidencialitetit dhe profesionalizmit.

Detyrat

  • Menaxhimi dhe organizimi i agjendës ditore të CEO-së.
  • Koordinimi i takimeve, mbledhjeve dhe eventeve biznesore.
  • Organizimi i udhëtimeve të biznesit, rezervimeve dhe logjistikës përkatëse.
  • Përgatitja e dokumentacionit, raporteve, prezantimeve dhe materialeve për takime.
  • Ndjekja e detyrave dhe angazhimeve të lëna nga CEO, duke siguruar respektimin e afateve.
  • Komunikimi dhe koordinimi me drejtuesit e departamenteve, partnerët dhe klientët.
  • Menaxhimi i korrespondencës elektronike dhe telefonike.
  • Ruajtja dhe administrimi i dokumentacionit konfidencial.
  • Ndjekja e projekteve dhe çështjeve prioritare të deleguara nga CEO.
  • Identifikimi i problematikave organizative dhe propozimi i zgjidhjeve.
  • Sigurimi i një komunikimi profesional ndërmjet CEO-së dhe strukturave të kompanisë.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare, preferohet në Administrim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione administrative ose si Executive Assistant.
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe me gojë

Kompetencat dhe aftësitë personale

  • Organizim dhe menaxhim shumë i mirë i kohës.
  • Diskrecion dhe ruajtje e konfidencialitetit.
  • Proaktivitet dhe aftësi për të parashikuar nevojat e CEO-së.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në punë.
  • Fleksibilitet dhe përshtatshmëri ndaj situatave dinamike.
  • Aftësi për të punuar nën presion dhe për të respektuar afatet.
  • Qëndrim profesional dhe etikë e lartë pune.

Shënime

Te interesuarit te aplikojne ne: 0697089213

Rreth kompanisë

Kastrati Construction është shoqëri ndërtimi, pjesë e Grupit Kastrati, e specializuar në zhvillimin e projekteve ndërtimore private e publike. Me një portofol ndërtimesh të tipologjive të ndryshme, Kastrati Construction punon me standarde europiane punimesh dhe materialesh, dhe bashkëpunon me partnerë të përzgjedhur ndërkombëtarë dhe lokalë, për të garantuar cilësi dhe për të sjellë risi. (www.kastraticonstruction.al)

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Asistent Administrativ
Kategoria