Key Service

Asistente Administrative

Key Service
Tirane16 Tetor 2026Afati: 5 Nëntor 2026

About the job

Asistente Administrative (Me gjuhë Italiane)

Kompania Key Service sh.p.k. kërkon të punësojë një Asistente Administrative e përkushtuar, e organizuar dhe me njohje shumë të mirë të gjuhës italiane për t’u bërë pjesë e ekipit tonë. Pozicioni përfshin mbështetjen e veprimtarisë ditore administrative, menaxhimin e dokumentacionit dhe koordinimin e rrjedhës së punës në zyrat tona.

Detyrat

  • Menaxhimi i komunikimit ditor me shkrim dhe me gojë në gjuhën italiane dhe shqipe (telefonata, e-mail-e, shkresa zyrtare) dhe shpërndarja e tyre te departamentet përkatëse.
  • Pritja dhe udhëzimi i klientëve, bashkëpunëtorëve dhe vizitorëve të kompanisë.
  • Organizimi, arkivimi dhe mbajtja e përditësuar e dokumentacionit zyrtar dhe kontratave.
  • Menaxhimi i kalendarit të takimeve, axhendës së drejtuesve dhe koordinimi i udhëtimeve apo trajnimeve.
  • Ndjekja e furnizimeve me kancelari dhe materiale të tjera të nevojshme për zyrën.
  • Mbështetje në përgatitjen e raporteve administrative, shkresave zyrtare dhe prezantimeve.
  • Ndihmë në koordinimin e çështjeve operacionale dhe mbështetje për departamentet e tjera (si Burimet Njerëzore apo Financë).

Kualifikimet

  • Arsimi: Diplomë Universiteti (preferohet në Gjuhë Italiane, Administratë Biznesi, Shkenca Sociale ose fusha të ngjashme).
  • Aftësi Gjuhësore: Njohje e shkëlqyer e gjuhës italiane (C1/C2 – me shkrim dhe me gojë). Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
  • Përvoja: Preferohet përvojë e mëparshme në pozicione të ngjashme administrative (përvoja përbën avantazh).
  • Aftësi Kompjuterike: Përdorim shumë i mirë i paketës MS Office (Word, Excel, Outlook, PowerPoint).
  • Aftësi Personale:
    • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhim efektiv i kohës.
    • Korrektësi, profesionalizëm dhe konfidencialitet në trajtimin e informacioneve.
    • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunimi në grup.

Shënime


Ofron Kompania:

  • Ambjent pune dinamik, miqësor dhe profesional.
  • Orar i rregullt pune nga e Hëna në të Premte (fundjava e lirë).
  • Paga konkurruese sipas kualifikimeve dhe përvojës.
  • Mundësi zhvillimi personal dhe profesional.
  • Kontratë e rregullt pune sipas Kodit të Punës.

Mënyra e Aplikimit:

Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë Curriculum Vitae (CV) në gjuhën italiane në adresën e e-mail-it: hr.keyservice@gmail.com me subjekt: “Aplikim për Asistente Administrative – Gjuhë Italiane”.

Rreth kompanisë

Key Service sh.p.k. është një kompani shërbimesh profesionale e përkushtuar në ofrimin e zgjidhjeve me cilësi të lartë për klientë ndërkombëtarë në industri të ndryshme. Ne ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh, të specializuara në GIS, CRM dhe Aplikacione Web. Të përkushtuar ndaj nxitjes së inovacionit, përmirësimit të proceseve dhe shfrytëzimit të teknologjisë më të fundit, ne mbështesim suksesin e klientëve tanë duke u dhënë zgjidhje sfidave komplekse.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Asistent Administrativ
Kategoria