
Asistente
About the job
Kompania: Mabetex Group
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
Pozicioni: Asistente
Përshkrimi i pozicionit
Mabetex Group kërkon një Asistente të organizuar, të përgjegjshme dhe me aftësi të mira komunikimi, e cila do të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë administrative dhe organizative për Administratorin e Kompanisë. Kandidatja do të jetë përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve të përditshme të Administratorit, menaxhimin e agjendës dhe komunikimeve, administrimin e dokumentacionit dhe ndjekjen e detyrave administrative, duke garantuar profesionalizëm, efikasitet dhe konfidencialitet.
Detyrat
- Menaxhimi i agjendës së Administratorit dhe organizimi i takimeve.
- Koordinimi i komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm.
- Përgatitja, administrimi dhe arkivimi i dokumentacionit.
- Organizimi i udhëtimeve të punës dhe takimeve zyrtare.
- Përgatitja e raporteve, prezantimeve dhe korrespondencës zyrtare.
- Ndjekja e detyrave dhe afateve të përcaktuara nga Administratori.
- Koordinimi me departamentet e kompanisë për çështje administrative.
- Trajtimi me diskrecion i informacionit konfidencial.
Kualifikimet
- Diplomë universitare, e preferueshme.
- Minimumi 2 vite përvojë në një pozicion të ngjashëm.
- Njohuri shumë të mira të Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook).
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi.
- Përgjegjshmëri, profesionalizëm, diskrecion dhe integritet.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
Shënime
Te interesuarit te dergojne. CV ne hr@mabetex.al ose kontaktojne ne nr e tel: +355698027832.
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Rreth kompanisë
Mabetex Group është një kompani globale që brenda pak vitesh është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë, me degë në 18 shtete. Kompania ka selinë në Lugano, Zvicër, dhe punëson rreth 14.000 persona. Kompania është e specializuar në shumicën e fushave të planifikimit civil dhe industrial. Mabetex është e specializuar në shumicën e fushave të planifikimit prestigjioz civil dhe industrial dhe ka një portofol të gjerë të punimeve të realizuara në mbarë botën, duke përfshirë restaurimin e...