A

Asistente Zyre Durres

AFS real estate
Durrës23 Tetor 2026Afati: 21 Nëntor 2026

About the job

Kërkojmë një Asistente Zyre ne Durres të organizuar, me aftësi shumë të mira komunikuese për t’iu bashkuar ekipit tonë. Kandidatja do të luajë një rol kyç në mbarëvajtjen e aktiviteteve të përditshme të zyrës, duke menaxhuar proceset administrative, organizuar dokumentacionin, koordinuar komunikimin me klientët dhe ofruar mbështetje të vazhdueshme për ekipin, me profesionalizëm dhe korrektësi.

Detyrat

Menaxhim administrativ

  • Organizimi dhe mbikëqyrja e punës së përditshme të zyrës.
  • Menaxhimi i dokumentacionit të pronave (kontrata, marrveshje, dosje klientësh).
  • Mbajtja e arkivës fizike dhe digjitale.
  • Përgatitja e raporteve mujore dhe ditore.

Komunikim & shërbim ndaj klientit

  • Pritja dhe orientimi i klientëve në zyrë.
  • Menaxhimi i telefonatave, email-eve dhe rrjeteve sociale.
  • Koordinimi i takimeve mes agjentëve dhe klientëve.
  • Ndjekja e klientëve pas shërbimit (follow-up).

Mbështetje për agjentët imobiliarë

  • Përgatitja e materialeve të marketingut për pronat.
  • Kontrolli i saktësisë së informacionit të pronave.

Marketing & promovim

  • Publikimi i pronave në portale imobiliare dhe rrjete sociale.
  • Koordinimi i fushatave promocionale.

Kualifikimet

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë universitare (Administrim Biznesi, Ekonomi, Menaxhim, Juridik ose fusha të ngjashme – e preferueshme).
  • Njohuri shumë të mira të përdorimit të kompjuterit (MS Office: Word, Excel, Outlook).
  • Aftësi për përdorimin e platformave online dhe rrjeteve sociale.
  • Njohuri të gjuhëve të huaja, veçanërisht anglisht (avantazh).

Aftësi personale:

  • Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhuese.
  • Komunikim i qartë dhe profesional me klientët.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të përballuar ngarkesë pune.
  • Diskrecion, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
  • Aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe menaxhim kohe.

Shënime


Vendndodhja: Durres

Për të aplikuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me subjektin: Asistente Zyre Durrës ne emailin afsrealty.al@gmail.com ose ne numrin e telefonit +35568311444

Rreth kompanisë

Ne jemi nje rrjet i lidhur profesionistesh te cilet ofrojme sherbime ndermjetesimi ne fushen e pasurive te paluajtshme per sa i perket shit-blerjes , marrjes apo dhenies me qira ne Shqiperi dhe kryesisht ne qytetin bregdetar te Durresit.-Vizioni yne eshte padyshim zgjerimi dhe perfeksionimi i rrjetit tone duke aspiruar ne sa me teper zyra dhe agjente te rinj, ambicioz dhe me deshiren per te bere karriere.-Misioni yne eshte qasja per nje sherbim sa me dinjitoz dhe sa me profesional aq...

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Asistent Zyre
Kategoria