Anchor Investments

Asistent Ligjor

Anchor Investments
Tirane13 Shtator 2026Afati: 16 Tetor 2026

About the job

Shoqëria jonë, në kuadër të arritjes së objektivave të saj dhe për mbështetjen e vazhdueshme të aktivitetit të Departamentit Ligjor, shpall hapjen e një pozicioni vakant për:

Asistent/e pranё Departamentit Ligjor.

Pozicioni ka si përgjegjësi kryesore administrimin dhe menaxhimin e dokumentacionit ligjor të Departamentit, përfshirë proceset e protokollimit, arkivimit dhe ndjekjen e procedurave të ndryshme ligjore, me qëllim garantimin e funksionimit efikas dhe të rregullt të proceseve administrative dhe ligjore brenda strukturës.

Detyrat

  • Hartimi i shkresave zyrtare drejtuar institucioneve publike dhe private, si dhe administrimi, skanimi dhe arkivimi i dokumentacionit përkatës në përputhje me procedurat e brendshme të shoqërisë.
  • Ndjekja e procedurave pranë institucioneve qendrore dhe vendore, duke përfshirë aplikime, depozitime dhe tërheqje dokumentacioni, si dhe përgatitjen e dokumenteve të nevojshme deri në zgjidhjen e çështjeve përkatëse.
  • Përgatitja e dokumentacionit ligjor në funksion të organizimit të brendshëm të shoqërisë, në përputhje me udhëzimet e drejtuesit të Departamentit Ligjor.
  • Të ketë njohuri të mira të Legjislacionit Civil dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare.
  • Çdo detyrë tjetër që i përshtatet pozicionit të punës sipas direktivave të eprorit.

Kualifikimet

  • Të ketë përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë.
  • Të ketë eksperiencë pune 1-2 vite në zhvillimin e profesionit të tij.
  • Pёrbёn avantazh eksperienca në sektorin e ndërtimit dhe/ose pranë zyrave noteriale.
  • Të ketë njohuri mbi programet kompjuterike të paketës MS Office.
  • Të ketë aftësi të mira në komunikim, dhe tё jetё i/e përgjegjshëm gjatë orarit të punës.
  • Aftësi të mira për të punuar në grup, si dhe individualisht për detyra që i ngarkohen.
  • Korrektësi dhe seriozitet për të ndjekur detyrat e ndryshme sipas udhëzimeve të eprorit dhe raportime të vazhdueshme mbi punën.

Shënime


Ofrohet:

  • Kontratë pune afatgjatë me kushte konkuruese.
  • Ambient miqësor dhe mundësi zhvillimi profesional.
  • Përfshirje në projekte dinamike që shoqëria zhvillon.
  • Orari i punёs ёshtё 8.30 – 17.00.

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre nëpërmjet adresës zyrtare, e-mail: h.r@anchorinvestments.al duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin po aplikojnë.

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit Nr.124/2024, datë 19.12.2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Rreth kompanisë

Shoqëria "ANCHOR INVESTMENTS" Sh.p.k., është një ndёr shoqёritё lider në tregun shqiptar e cila operon në fushën e ndërtimit. Aktualisht shoqëria jonë operon në disa kantiere ndërtimi në qytetin e Tiranës dhe zonёn e Palasёs. Qëllimi ynë është të punuarit në grup duke ndërthurur përvojën, dijen, aftësinë dhe përkushtimin në mënyrë që çdo projekt të përfundojë me sukses në kohën e duhur dhe cilësinë e kërkuar.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Jurist
Kategoria