
Sales & Style Advisor
Boutique COCO
About the job
Prej vitit 2011, Boutique COCO ka sjellë në Tiranë esencën e modës luksoze italiane Alberta Ferretti, N°21, Ermanno Scervino Blumarine dhe shume te tjere
Nëse jeni pasionante e modës dhe doni të bëheni pjesë e ekipit tonë të vogël e dinamik, ky është momenti!
Detyrat
Çfarë do të bësh
- Mirëprit dhe këshillon klientet me elegancë dhe profesionalizëm – ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata është zemra e rolit.
- Zhvillon e mirëmban portofolin e klientëve aktualë dhe tërheq klientë të rinj – çdo kontakt i ri është një plus i madh!
- Menaxhon stokun, rregullon ekspozimin e rrobave dhe siguron që dyqani të duket gjithmonë i rregullt.
- Siguron pastërtinë dhe paraqitjen e dyqanit brenda dhe në hyrje (pastrimi i thellë bëhet nga stafi i pastrimit).
- Kryen faturimin korrekt dhe menaxhon kasën në bashkëpunim me financieren dhe kolegen.
Kualifikimet
Profili që kërkojmë
- Eksperiencë minimale 1 vit në shitje (moda luksoze është plus i madh).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi – me klientët, por edhe me ekipin.
- Dashuri të vërtetë për modën dhe estetikën – e ndjen ndryshimin mes një look-u të mirë dhe një look-u të shkëlqyer.
- Prezencë dhe veshje të rregullt sipas standardeve të COCO.
- Njohuri bazë kompjuterike; njohja e programit Alfa konsiderohet avantazh.
- Instagram-i nuk është thjesht app — e di si funksionon content-i dhe engagement-i.
- Organizatë, iniciativë dhe gatishmëri për të vënë dorë kudo ku nevojitet.
Shënime
Çfarë ofrojmë
- Kontratë pune 1-vjeçare, e rinovueshme.
- Pagë bazë + komision mbi shitjet – sa më shumë shesësh, aq më shumë fiton.
- 2 jave pushime vjetore.
- Mjedis dinamik, ekip mbështetës dhe bashkëpunues.
Si të aplikosh
Dërgo CV-në tek: edit.selimi@gmail.com ose dorëzoje personalisht pranë dyqanit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Adresa :Bulevardi Bajram Curri, Tiranë
Rreth kompanisë
, Tirane, tregton qe prej vitit 2011 marka luksi te modes italiane dhe kerkon nje person me pasion per moden, aftesi komunikimi shume te mira si edhe deshire per te punuar ne shitje.

Boutique COCO
1 punonjës