
Bashkëpunëtore Shitjesh ne Showroom
Mogadam
About the job
Modagam kerkon: BASHKËPUNËTORE SHITJESH – Showroom Tapetesh Luksi, Tiranë
Jemi një showroom qilimash luksi në Tiranë dhe kërkojmë një bashkëpunëtore që të bëhet pjesë e ekipit tonë.
Nuk kërkojmë thjesht një shitëse. Kërkojmë një person që di të dëgjojë klientin dhe dëshiron të rritet bashkë me biznesin. Puna e saj do të shpërblehet drejtpërdrejt nga suksesi i shitjeve.
Detyrat
Çfarë do të bësh:
- Do të presësh dhe këshillosh klientët në showroom, duke i ndihmuar të zgjedhin qilimin e duhur për shtëpinë ose ambientin e tyre.
- Do të prezantosh koleksionet tona: materialet, punimin, origjinën dhe kujdesin për tapetet.
- Do të kujdesesh që showroom-i të jetë gjithmonë i rregullt dhe elegant.
Kualifikimet
Çfarë kërkojmë:
- Eksperiencë në shitje, mundësisht me produkte luksi, mobilieri, dizajn interieri ose modë.
- Komunikim shumë të mirë, mirësjellje dhe shije estetike.
- Njohje të gjuhës angleze (italishtja është avantazh).
- Person të besueshëm, me iniciativë dhe me dëshirë për rezultate.
Shënime
Çfarë ofrojmë:
- Pagë bazë + përqindje nga çdo shitje.
- Ambient pune elegant dhe të qetë.
- Trajnim për produktet dhe për botën e qilimave.
Te interesuarit ju lutem te kontaktojne ne numrin : +355697538023
Email ; sara@tektoneng.com