Tirana Cash Carry

Blerës Mallrash

Tirana Cash Carry
Tirane20 Nëntor 2026Afati: 14 Dhjetor 2026

About the job

Shoqëria Tirana Cash & Carry, me seli ne Prush, Tiranë, e cila operon suksesshëm në fushën e Distribucionit në më shume se 20 vite, kërkon të punesojë Blerës Mallrash.

Detyrat

  • Siguron për shoqërinë furnizim të vazhdueshëm me mallra cilësore me çmime konkuruese.
  • Interesohet vazhdimisht për të rejat e tregut dhe të pasurojë vazhdimisht magazinën me artikuj të rinj.
  • Mban marrëdhënie të mira dhe të drejta me furnitorët, duke kontaktuar vazhdimisht me ta.
  • Tregohet korrekt në datat e porosive, ngarkesave, doganave, shkarkimeve, gjithashtu kërkon korrektesë nga të gjithë bashkëpunëtorët.
  • Mban kontakte të vazhdueshme me transportuesit dhe kërkon korrektësi prej tyre në transportimin e mallrave si në cilësi, ashtu dhe në afate.
  • Ndërton marrëdhënie të mira me furnitorët dhe negocion me ta për çmimin më të mirë.
  • Analizon tendencat e tregut dhe merr vendime të detajuara për blerje.

Kualifikimet

  • Të ketë mbaruar studimet e larta.
  • Të dijë shumë mirë anglisht dhe italisht (gjuhët e tjera përbëjnë avantazh).
  • Mosha deri ne 45 vjec.
  • Të jetë i komunikueshem, të ketë aftësi të mira drejtuese dhe negociuese.
  • Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe të orientuara drejt rezultateve.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë efektive individualisht dhe në skuadër.

Shënime


Të interesuarit të na dërgojnë Cv e tyre në adresën tonë të emailit hr@tcc.al ose ne +355 69 40 65 550.

Rreth kompanisë

Food & beverage Të njohur për cilësinë, të dashur në shije!Kompani që tregëton produkte ushqimore me shumicë për Market, Bar, Hotel, Restorant

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Blerës
Kategoria