
Bojaxhi Mobiljesh
About the job
Met Engineering është pjesë e grupit të shoqërisë AGIKONS. Ne jemi në kërkim të një Bojaxhi Mobiljesh të përkushtuar dhe të përgjegjshëm për t’iu bashkuar stafit të kompanisë. Kandidati ideal duhet të ketë aftësi teknike, përkushtim ndaj cilësisë dhe dëshirë për zhvillim profesional.
Detyrat
- Përgatitja e sipërfaqeve të mobiljeve,lyerje me patin.
- Lëmimi, pastrimi dhe trajtimi i sipërfaqeve.
- Përgatitja dhe aplikimi i bojës, llakut dhe materialeve të tjera të përfundimit.
- Përdorimi i pistoletës së bojës dhe mjeteve të punës, sipas eksperiencës.
- Bën kombinime të bojrave/lyen xhama
- Aplikon astarin dhe bojën poliuretanike
Kualifikimet
- Të ketë eksperiencë në lyerjen e mobiljeve dhe elementëve prej MDF, MDF me rimeso dhe dru (kapakëve të kuzhinave, dollapëve etj).
- Të njohë procesin e përgatitjes së sipërfaqeve për lyerje (zmerilim, pastrim, stuko, primer).
- Të ketë eksperiencë në lyerjen e drurit me bojë uji.
- Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i aftë të punojë në grup.
Shënime
Kandidatët e interesuar mund të kontaktojnë në numrin 067 206 4428
Departamenti i Burimeve Njerëzore
Agikons Sh.P.K
Adresa: Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, Selitë, Tiranë.
Rreth kompanisë
AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...
