
Brand Ambassador
About the job
Brand Ambassador do të jetë pjesë e Departamentit të Marketingut dhe do të ketë fokus të veçantë në kanalin HORECA, duke mbështetur ekipin e Sales në vizitat, trajnimin e klientëve dhe listimin e kodeve të reja.
Detyrat
- Të realizojë vizita te klientët sipas kërkesave konkrete të Regional Manager / Hunter, për të asistuar në prezantimin, trajnimin dhe zhvillimin e klientëve.
- Të zbatoje Route Plan në fillim të çdo muaji, duke organizuar vizitat sipas zonave dhe qyteteve, me qëllim optimizimin e kohës dhe kostove të udhëtimit.
- Për vizitat jashtë Tiranës, të organizojë qëndrimin me fjetje në qytetin përkatës, duke optimizuar itinerarin dhe duke shmangur rikthimet e panevojshme.
- Përpara çdo vizite, të marrë dhe analizojë databazën e klientit, për t’u përgatitur për takimin dhe për të kuptuar historikun e klientit.
- Çdo kërkesë për vizitë duhet të vijë në mënyrë konkrete nga RM/Hunter, me emrin e klientit/lokalit dhe arsyen e vizitës, dhe të ruhet në arkiv.
- Të mbajë agjendën e vizitave dhe të dokumentojë rezultatin e çdo vizite: çfarë u realizua, problematikat, mundësitë dhe hapat e mëtejshëm sipas sistemit MYKRACO.
- Të realizojë trajnime për produktet KRACO, me fokus të veçantë te produktet për HORECA.
- Një nga objektivat kryesore është listimi i kodeve të reja te klientët.
- Për çdo kod të ri të listuar dhe të aktivizuar me shitje, do të aplikohet bonus sipas skemës së përcaktuar nga Marketingu. Bonusi paguhet në fund të muajit pas shitjes së parë dhe verifikohet më tej vazhdimësia e blerjeve nga klienti.
- Të ketë njohuri të plota mbi portofolin KRACO, veçanërisht Kafe, CAJ, Alkoole dhe produkte të tjera HORECA.
- Të mbajë gjithmonë në automjet produkte KRACO për degustim dhe demonstrim, pa kërkuar produkte nga klienti.
- Të përfaqësojë KRACO me standard shumë të lartë profesional dhe imazh premium.
Kualifikimet
- Eksperiencë në HORECA (bar etj), Sales, Marketing ose FMCG përbën avantazh.
- Njohuri shumë të mira mbi produktet dhe aftësi të forta prezantuese.
- Anglishtja – e detyrueshme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhënieje me klientët.
- Energji, korrektësi dhe disiplinë të lartë në punë.
- Të jetë i gatshëm për udhëtime të shpeshta dhe qëndrime jashtë Tirane.
- Të jetë i disponueshëm për orare fleksibël dhe punë në orare të vona, sipas nevojave të eventeve dhe klientëve.
- Leje drejtimi – e detyrueshme.
Shënime
Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike: hr@kraco.al ose mund te na kontaktoni ne numrin e telefonit: 0688043685.
Rreth kompanisë
Çdo ditë universi i produkteve të kompanisë ofron 250.000 konsumime. KRACO është kompani prodhuese, lider në Shqipëri në prodhimin e përgatitjeve për pije të ngrohta, përgatitjeve për pije të ftohta si edhe përgatitjeve për ëmbëlsira. Kompania KRACO filloi aktivitetin në vitin 1997 si një nga kompanitë e para në industrinë e prodhimit të produketeve ushqimore.
