ROAL FOOD

Brand Manager Assistant

ROAL FOOD
Tirane10 Shtator 2026Afati: 7 Tetor 2026

About the job

Roal Food, një lider me mbi 20 vite përvojë në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore, po kërkon një Brand Manager Assistant energjik dhe të përkushtuar për t’u bashkuar me Departamentin tonë të Marketingut. Duke qenë pjesë e një kompanie që operon në të gjithë Shqipërinë, do të keni mundësinë të kontribuoni në zhvillimin dhe suksesin e markave të njohura ndërkombëtare në tregun tonë.

Jeni të apasionuar pas marketingut dhe analizës strategjike? Ky rol ju ofron mundësinë për të zhvilluar aftësitë tuaja në menaxhimin dhe zhvillimin e markave, në një mjedis dinamik dhe inovator siç është industria FMCG (Distribucion Ushqimor). Bashkohuni me ekipin tonë për të ndihmuar në sjelljen inovative të produkteve ndërkombëtare në tregun shqiptar!

Detyrat

  • Menaxhimi i Markave: Ndihmoni në hartimin dhe zbatimin e planeve të marketingut dhe analizoni performancën e markave përmes të dhënave të shitjeve dhe pjesës së tregut.
  • Analiza dhe Raportimi: Përgatitni raporte të rregullta për shitjet dhe efektivitetin e aktiviteteve promocionale, duke analizuar trendet e tregut dhe kontributin e markave.
  • Aktivitetet Promocionale: Koordinoni aktivitetet promocionale në rrjetet e shitjes dhe monitoroni efektivitetin e tyre.
  • Bashkëpunimi me Ekipin e Shitjeve: Siguroni mbështetje për ekipin e shitjeve dhe ndihmoni në realizimin e objektivave strategjike.

Kualifikimet

  • Arsimimi: Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
  • Eksperienca: 1-3 vite përvojë në Marketing, Trade Marketing, Brand Management ose pozicione të ngjashme, me përvojë në FMCG si avantazh.
  • Njohuri Teknike: Aftësi të forta në Microsoft Excel, PowerPoint, dhe Outlook me njohuri të avancuara të gjuhës angleze.

Shënime


Për të aplikuar në këtë pozicion pune, ju lutemi dërgoni CV-në në adresën e email-it: hr@roalfood.com ose kontaktoni: 0686021526
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste!

Ju mirepresim!

Rreth kompanisë

ROAL FOOD është një Kompani me eksperiencë  mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh. ROAL FOOD  ka eksluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje. Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.

ROAL FOOD

ROAL FOOD

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Specialist i Strategjisë Marketing
Kategoria