
Brand & Marketing Manager / Merchandising Manager
About the job
HR Studio po kërkon për një nga kompanitë partnere një Brand & Marketing Manager / Merchandising Manager, një profil me eksperiencë në zhvillimin e markës, marketing dhe merchandising, e aftë të ndërthurë kreativitetin me orientimin komercial dhe rezultatet në shitje.
Detyrat
- Harton dhe zbaton strategjinë e marketingut dhe pozicionimit të brandit në përputhje me objektivat e kompanisë.
- Menaxhon identitetin, imazhin dhe standardet e komunikimit të markës në të gjitha kanalet.
- Planifikon dhe koordinon fushatat e marketingut, promocionet, lançimet dhe aktivitetet e brandit.
- Menaxhon merchandising dhe visual merchandising, duke garantuar prezantimin dhe ekspozimin sa më efektiv të produkteve.
- Monitoron performancën e produkteve, kategorive dhe promocioneve dhe propozon iniciativa për rritjen e shitjeve.
- Bashkëpunon ngushtë me ekipin e shitjeve për zhvillimin e aktiviteteve të marketingut me impakt komercial.
- Analizon tregun, konkurrencën, tendencat dhe sjelljen e konsumatorit.
- Koordinon përgatitjen e materialeve promocionale, katalogëve, POS materials dhe elementëve vizualë të brandit.
- Menaxhon marrëdhëniet me agjencitë, furnitorët dhe partnerët e jashtëm.
- Monitoron buxhetin e marketingut dhe efektivitetin e aktiviteteve të realizuara.
- Përgatit raporte periodike dhe rekomandime për zhvillimin e mëtejshëm të brandit.
Kualifikimet
- Arsim i lartë në Marketing, Menaxhim, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në Brand Management, Marketing, Trade Marketing dhe/ose Merchandising.
- Njohuri të mira mbi Visual Merchandising dhe mënyrën e prezantimit të produktit.
- Aftësi për të analizuar performancën e shitjeve dhe aktivitetet e marketingut.
- Kreativitet, iniciativë dhe orientim të fortë drejt rezultateve.
- Aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe negociuese.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte dhe prioritete paralelisht.
- Te zoteroje patente.
Shënime
Çfarë ofrojmë
- Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe profilin e kandidatit.
- Mundësi reale për të pasur ndikim në zhvillimin dhe pozicionimin e brandit.
- Hapësirë për të propozuar dhe implementuar ide dhe iniciativa të reja.
- Përfshirje direkte në projekte strategjike të marketingut dhe zhvillimit komercial.
- Ambient pune profesional, dinamik dhe bashkëpunues.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritjeje brenda kompanisë.
- Stabilitet dhe perspektivë bashkëpunimi afatgjatë.
Apliko:
Dërgo CV-në në b.simaku@hrstudiobs.com
+355 69 45 04 920
Rreth kompanisë
HR Studio është një studio moderne e specializuar në menaxhimin e burimeve njerëzore, konsulencën organizative dhe ndërtimine marrëdhënieve të qëndrueshme midis njerëzve dhe bizneseve. Si një urë lidhëse mes talenteve dhe organizatave, ne krijojmë zgjidhje të personalizuara që fuqizojnë kulturën, performancën dhe zhvillimin.E bazuar në filozofinë e humanizmit, energjisë pozitive dhe profesionalizmit, HR Studio kombinon strategjinë, kreativitetin dhe qasjen praktike për të mbështetur rritjen e kompanive në çdo fazë të tyre. Ne ofrojmë shërbime të plota HR, menaxhim projektesh dhe...