Tabi Construction

Arkitekte

Tabi Construction
Tirane24 Shtator 2026Afati: 21 Tetor 2026

About the job

Tabi Construction kerkon te punesoje : Arkitekte .

Kompani në sektorin e ndërtimit dhe real estate kërkon të punësojë një Arkitekte me aftësi në shitje dhe komunikim me klientët, e cila do të kombinojë njohuritë profesionale të arkitekturës me aftësitë komerciale dhe të shitjes.

Detyrat

Përgjegjësitë:

  • Komunikimi dhe takimet me klientë potencialë.
  • Prezantimi i projekteve, apartamenteve dhe produkteve të kompanisë.
  • Këshillimi i klientëve mbi bazën e nevojave të tyre dhe karakteristikave teknike të pronës.
  • Përgatitja dhe prezantimi i materialeve teknike dhe vizuale.
  • Ndjekja e klientit nga kontakti i parë deri në përfundimin e procesit të shitjes.
  • Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja për shitje.
  • Bashkëpunimi me departamentin teknik, arkitekturën dhe shitjet.
  • Përdorimi i njohurive të arkitekturës për të argumentuar dhe promovuar në mënyrë profesionale produktin.
  • Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me klientët dhe ndjekja e kërkesave të tyre.

Kualifikimet

  • Diplomë në Arkitekturë.
  • Eksperiencë pune në arkitekturë dhe/ose shitje, preferohet në sektorin e ndërtimit apo real estate.
  • Njohuri të mira në programet e projektimit dhe prezantimit.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
  • Aftësi për të prezantuar dhe argumentuar një produkt në mënyrë bindëse.
  • Orientim drejt klientit dhe rezultateve.
  • Aftësi për të kuptuar nevojat e klientit dhe për t’i kthyer ato në zgjidhje konkrete.
  • Organizim, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
  • Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.

Shënime


Ofrojme :

  • Ambient profesional pune.
  • Projekte serioze dhe dinamike.
  • Mundësi zhvillimi profesional.

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre: hr@tabiconstruction.al
+355 69 703 4257

Rreth kompanisë

Veprimtari ne fushen e ndertimit, veprimtrari tregtare, import eksport, punime dheu, sistemime, ndertime civile dhe Ekonomike, ndertime civile dhe industriale, turistike, bujqesore, veshje fasadash, sherbime publike, ndertime me karakter social, ose kulturor, riparime trotuaresh dhe kanalizime, ndertime urash dhe rrugesh, ujesjellsa, ndertime banese shetitore, private dhe objekte te tjera te cdo lloji, ne Shqiperi dhe ne shtete te tjera.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Arkitekt
Kategoria