Cole Haan

Content Creator & Social Media Specialist

Cole Haan
Tirane9 Nëntor 2026Afati: 1 Dhjetor 2026

About the job

Content Creator & Social Media Specialist

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Po kërkojmë një person kreativ dhe të talentuar për të krijuar, përshtatur dhe menaxhuar përmbajtjen digjitale të Cole Haan në Shqipëri dhe Kosovë.

Kandidati do të punojë me materialet zyrtare të markës dhe me përmbajtjen e realizuar në tregun lokal, duke i shndërruar ato në postime dhe fushata cilësore.

Detyrat

  • Materialet zyrtare: Të marrë dhe të përshtatë për tregun lokal foto, video dhe materiale marketingu nga biblioteka zyrtare e Cole Haan në Dropbox.
  • Krijimi i përmbajtjes: Të realizojë Reels, Stories, video kreative, karusele dhe postime tërheqëse nga materialet ekzistuese.
  • Përmbajtja lokale: Të përpunojë fotografitë dhe videot nga sesionet fotografike lokale që i vihen në dispozicion, duke krijuar materiale cilësore për publikim.
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale: Të planifikojë, përgatisë, programojë dhe publikojë përmbajtje në Instagram, Facebook dhe kanale të tjera digjitale.
  • Reklamat digjitale: Të përgatisë materialet reklamuese dhe të krijojë e menaxhojë fushata me pagesë në Meta Ads, sipas planit të marketingut.
  • Ide kreative dhe identiteti i markës: Të propozojë koncepte frymëzuese dhe të sigurojë që çdo material të ruajë stilin premium dhe standardet vizuale të Cole Haan.

Kualifikimet

  • Përvojë në krijimin e përmbajtjes, montazhin e videove dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
  • Njohuri në Canva, Photoshop, Premiere Pro, CapCut ose programe të ngjashme.
  • Përvojë me Meta Ads Manager; sens estetik, kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të kthyer materiale të papërpunuara në përmbajtje profesionale, në mënyrë të pavarur.

Qëllimi i rolit:

  • Të forcojë imazhin premium të Cole Haan, të rrisë angazhimin në rrjetet sociale dhe të mbështesë vizitat në dyqane dhe shitjet.

Shënime


Aplikimet: Dërgoni CV-në tuaj në hr@canaku.al

Tel : 0682044070

Rreth kompanisë

Me pothuajse një shekull histori, Cole Haan është shndërruar në një markë ndërkombëtare të standardit premium, e njohur për vëmendjen e jashtëzakonshme ndaj detajit, përdorimin e materialeve cilësore dhe dizajnin minimalist e bashkëkohor. Filozofia e brandit synon t’i ofrojë klientit një përvojë të veçantë nga komoditeti i hapit të parë e deri te eleganca e përditshme që përfaqëson stili amerikan.

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Menaxher Marketingu
Kategoria