
Debt Collector
About the job
“ITE Group” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. “ITE Group” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“Bosch”, “Vimar”, ” etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e “ITE Group. Ne kuader te zgjerimit te stafit, po kerkojme Debt Collector.
Një Debt Collector duhet të realizojë menaxhimin dhe ndjekjen e faturave të papaguara, vecanërisht të atyre që kanë kaluar afatin e pagesës. Ky rol siguron mbledhjen në kohë të pagesave, ruajtjen e marrëdhënieve profesionale me klientët dhe raportimin e saktë financiar.
Detyrat
- Përgatitja e raporteve periodike mbi gjendjen e arkëtimeve.
- Ndjekja e pagesave të vonuara përmes emailit, telefonit ose formave të tjera të komunikimit.
- Koordinimi me klientët për zgjidhjen e mospërputhjeve të faturimit dhe rakordimit të kartelave.
- Përditësimi I të dhënave të pagesave në sistemin financiar.
- Bashkëpunimi me departamentin e financës, shitjes dhe zyrës ligjore.
- Sigurimi I përputhshmërisë me politikat dhe procedurat financiare të kompanisë.
Kualifikimet
- Diplomë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme.
- Njohuri shumë të mira të Excelit, avantazh përbën njohja e sistemit financiar Navision.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Vëmendje ndaj detajeve dhe përgjegjshmëri për cilësinë e punës.
Shënime
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni CV të detajuar deri në dt. 17/11/2026 pranë Departamentit të Burimeve Njerëzore me email: ralla@itegrup.al
Rreth kompanisë
“ITE Group” paraqitet në tregun shqiptar si një nga firmat kryesore për materiale elektrike, pajisje elektronike dhe telekomunikacionit. “ITE Group” në rolin e distributorit në Shqipëri, është përfaqësuese e firmave nga më prestigjiozet në botë. Partnerët tanë të rëndësishëm janë: “Schneider Electric”, “Philips”,“General Electric”, “Vimar”, “Vortice”, “Arnocanali”, “Special Cavi Baldasari”, “Femi CZ”, “Electrocanali”, "Bosch" etj. Partneret e zgjedhur paraqesin në çdo kohë cilësi të produkteve dhe shërbimeve të tyre, duke ofruar standarde të larta dhe garantuar suksesin e “ITE Group”....
