TechnoBuild 2018

Arkitekte

TechnoBuild 2018
Tirane16 Shtator 2026Afati: 12 Tetor 2026

About the job

Pozicioni: Arkitekte

Departamenti: Inxhinierise

Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekt i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin, koordinimin dhe ndjekjen e projekteve arkitektonike, duke siguruar përputhshmëri me standardet teknike, ligjore dhe estetike të projektit.

Detyrat

Detyrat e Arkitektit:

  • Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitektonike në të gjitha fazat (koncept, projekt-zbatim).
  • Koordinimi i projektit me inxhinierët (strukturë, MEP) dhe aktorët e tjerë të përfshirë.
  • Studion dhe familjarizohet plotësisht me projektin e zhvilluar dhe specifikimet e tij, kur ato pergatiten nga pale te treta.;
  • Komunikon me kantierin dhe investitorin, propozon zgjidhje arkitekturore dhe koordinon me disiplinat e tjera;
  • Pranon projektet e dorëzuara nga palet e treta, nëse ato janë në përputhje me kontratën e ndërtimit, planet e miratuara, lejet dhe legjislacionin në fuqi për përdorimin dhe zhvillimin e tokës;
  • Analizon vizatimet e ndërtimit për përputhshmëri me projektin e zhvilluar dhe bën rregullime sipas nevojës;
  • Viziton shpesh kantierin për të siguruar zbatimin korrekt të projektit;
  • Projekton elementë të ndryshëm të projektit sipas kërkesave të eprorëve;
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me stafin kantierit te ndertimit
  • Përgatitja e vizatimeve teknike dhe detajeve arkitektonike.
  • Ndjekja e zbatimit të projektit në kantier dhe verifikimi i përputhshmërisë me projektin.
  • Bashkëpunimi me menaxhimin e projektit dhe investitorin për zgjidhje teknike dhe estetike.
  • Zbatimi i legjislacionit urbanistik dhe ndërtimor në fuqi.
  • Përgatitja dhe përditësimi i dokumentacionit teknik të projektit.
  • Raportimi periodik mbi ecurinë e punimeve.

Kualifikimet

Kualifikimet

  • Diplomë Universitare në Arkitekturë
  • Me ose pa eksperiencë në projektim dhe zbatim;
  • Aftësi shumë të mira koordinimi dhe organizimi të punës;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shprehjeje të qartë të ideve dhe zgjidhjeve;
  • I/e orientuar ndaj detajeve me aftësi për të ofruar zgjidhje teknike;
  • Aftësi kritike në detajimin e finiturave, si në aspektin funksional ashtu edhe estetik;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh;
  • Njohuri mbi legjislacionin për përdorimin dhe zhvillimin e tokës;
  • Njohuri të mira në AutoCAD (2D dhe 3D), MS Office (Project, Ëord, Excel, PoëerPoint, Outlook, etj.).
  • Njohuritë në programe BIM (si Revit, Navisëorks, etj.) përbëjnë avantazh.

Shënime


Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në email: technobuild2018shpk@gmail.com ose ne numrin e tel : +355 69 808 0700

Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Rreth kompanisë

TechnoBuild 2018, është një kompani e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri. TechnoBuild 2018, është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.

TechnoBuild 2018

TechnoBuild 2018

11 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
Pa eksperiencë
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Arkitekt
Kategoria

Latest jobs from this company