
Drejtor të Shitjeve Enterprise (DSHE)
About the job
ITD sh.p.k. eshte nje kompani Distributore e Teknologjive IT, te prodhuesve nderkombetare si HP, Dell, Lenovo, Cisco, Fortinet, Check Point, etj me mbi 30 vite eksperiencë në treg.
Klientët e ITD në segmentin Enterprise janë kompanitë System Integratore në IT dhe ato që shesin në B2B.
Kërkohet punesimi i Drejtor të Shitjeve Enterprise, me eksperiencë të konsoliduar në drejtimin e ekipeve të shitjes, zhvillimin e biznesit dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët strategjikë, ku prioritet janë ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata, identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe realizimi i objektivave të shitjeve.
Detyrat
- Harton dhe zbaton strategjinë e shitjeve Enterprise, duke garantuar realizimin e objektivave dhe rritjen e qëndrueshme të biznesit.
- Drejton, organizon dhe zhvillon ekipin e shitjeve, duke përcaktuar objektiva dhe monitoruar performancën.
- Identifikon mundësi të reja biznesi, zgjeron portofolin e klientëve dhe zhvillon marrëdhënie afatgjata me klientët strategjikë dhe partnerët.
- Mbikëqyr proceset e ofertimit, negocimit dhe kontraktimit, duke siguruar përputhshmëri me politikat tregtare të kompanisë.
- Bashkëpunon me ekipet e produkteve dhe strukturat e tjera për zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike që përmbushin nevojat e klientëve.
- Analizon tregun dhe konkurrencën, planifikon shitjet dhe identifikon mundësi për forcimin e pozicionit të kompanisë.
- Monitoron rezultatet dhe raporton periodikisht pranë Drejtimit të Lartë mbi performancën, objektivat dhe zhvillimet e biznesit.
- Bashkëpunon me strukturat e ITD Group për iniciativa strategjike dhe mundësi të reja biznesi në rajon.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Teknologji Informacioni ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 5 vite eksperiencë në menaxhimin e shitjeve, preferohet në sektorin IT, veçanërisht në produktet dhe zgjidhjet Server, Storage, Security etj.
- Eksperiencë e dëshmuar në drejtimin dhe zhvillimin e ekipeve të shitjes.
- Aftësi drejtuese, planifikimi, negocimi dhe vendimmarrjeje.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Aftësi për të zhvilluar projekte komplekse, bashkëpunim të ngushtë me Presales dhe krijimi i mundësive të reja të biznesit me rishitesat.
Shënime
ÇFARË OFROJMË
- Paketë konkurruese shpërblimi, në përputhje me nivelin drejtues të pozicionit dhe eksperiencën profesionale.
- Skemë atraktive bonusesh, e bazuar në objektiva të qarta dhe në performancën individuale e të ekipit.
- Mundësi zhvillimi profesional, trajnime të specializuara dhe certifikime.
- Angazhim në projekte strategjike në industrinë e Teknologjisë së Informacionit.
- Benefite te tjera nga kompania
SI TË APLIKONI
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në në adresën: humanresources@itd-al.com
Subjekti: Drejtor i Shitjeve Enterprise (DSHE)
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e mëtejshme do të kontaktohen.
Shënim – Politika e Privatësisë: ITD sh.p.k. deklaron se i përpunon
Rreth kompanisë
InfoSoft Group ka udhëhequr distribucionin e produkteve të konsumit dhe IT në Shqipëri dhe në rajon për më shumë se dy dekada. Grupi është sot një nga sipërmarrjet e mëdha që angazhon profesionistë të klasit të lartë me ekspertizë të gjerë në fushën e tyre respektive, të cilët me punën e tyre sinergjike kanë mundësuar krijimin e InfoSoft Group. Grupi ofron zgjidhje me performancë të lartë për çdo aspekt të ambientit tuaj IT. Themeluar në 1991, historia e Grupit, sikundër...
