Horizon Invest

Drejtues Kantieri Orikum

Horizon Invest
Orikum21 Tetor 2026Afati: 12 Nëntor 2026

About the job

Pozicioni: Drejtues Kantieri
Departamenti: Departamenti i Ndërtimit
Raporton te: Menaxheri i Projektit

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM
Drejtuesi i kantierit ka për detyrë të organizojë dhe të drejtojë zbatimin e punimeve të ndërtimit, në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, standardet dhe grafikun e miratuar, deri në dorëzimin e objektit.

QËLLIMI I POZICIONIT
Qëllimi i pozicionit është realizimi i projektit me cilësi, brenda afateve dhe buxhetit të përcaktuar, në përputhje me specifikimet teknike, standardet dhe kërkesat e Investitorit.

Detyrat

PËRGJEGJËSITË

Përgjegjësitë e Përgjithshme

  • Planifikon mënyrën e realizimit të objektivave dhe ndjek në mënyrë të vazhdueshme përmbushjen e tyre.
  • Realizon detyrat e ngarkuara në kohë dhe me cilësi të lartë, në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara të kompanisë.
  • Propozon përmirësime dhe udhëzon zbatimin e tyre me qëllim rritjen e efikasitetit në punë.
  • Identifikon rreziqet kryesore që mund të ndikojnë në realizimin e objektivave të ngarkuara dhe ia raporton Menaxherit të Projektit.
  • Raporton në vazhdimësi te Menaxheri i Projektit për rezultatet e detyrave të ngarkuara dhe problematikat e hasura.
  • Propozon zgjidhje dhe këshillon drejtpërdrejt Menaxherin e Projektit gjatë fazave të zhvillimit të projektit.
  • Zbaton me korrektësi rregullat e etikës dhe disiplinës në punë.
  • Ruan konfidencialitetin e të gjitha materialeve të klasifikuara si konfidenciale.
  • Kontribuon me njohuritë dhe përvojën profesionale në proceset vendimmarrëse të sektorit.
  • Kryen detyra të tjera që i caktohen.

Përgjegjësitë Specifike

  • Para fillimit të punimeve, në bashkëpunim me stafin vartës dhe sektorin inxhinierik, shqyrton vlefshmërinë e dokumentacionit tekniko-ligjor të objektit, projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike. Kur konstaton mangësi ose parregullsi, paraqet vërejtjet përkatëse.
  • Zbaton planin e organizimit të punimeve, harton planet ditore, javore dhe mujore dhe ia paraqet Menaxherit të Projektit për diskutim ose miratim.
  • Planifikon, analizon dhe zbaton metodologjinë e ndërtimit, si dhe i propozon Menaxherit të Projektit alternativat më të përshtatshme për respektimin e grafikut të punimeve.
  • Mban përgjegjësi për zbatimin e punimeve në përputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet.
  • Merr pjesë në matjet e volumeve të punimeve dhe harton procesverbalet përkatëse.
  • Ndjek zbatimin e grafikut të punimeve në përputhje me afatet e përcaktuara në kontratat e sipërmarrjes.
  • Organizon dhe ndan punën sipas nënkontraktorëve, grupeve të punës ose individëve që punojnë në objekt.
  • Jep sqarime dhe udhëzime të vazhdueshme për organizimin e punës, zbatimin e projektit dhe respektimin e kushteve teknike, sipas metodologjisë së miratuar.
  • Ndjek zbatimin e kontratave për punimet që kryhen nga nënkontraktorët në objekt.
  • Kontrollon vazhdimisht librezën e masave për punimet e kryera nga nënkontraktorët, grupet e punës ose individët në objekt.
  • Kontrollon periodikisht listëpagesat për punët e kryera nga nënkontraktorët, grupet e punës ose individët në objekt.
  • Plotëson dhe kontrollon vazhdimisht dokumentacionin tekniko-ligjor gjatë fazave të ndërtimit, deri në përfundimin e objektit.
  • I paraqet Menaxherit të Projektit kërkesat për porositjen e materialeve, pajisjeve dhe makinerive të nevojshme për realizimin e projektit.
  • I përcjell Menaxherit të Projektit kërkesat për ndryshime në projektet e zbatimit dhe preventivin e objektit.
  • Në bashkëpunim me koordinatorin e cilësisë, siguron që materialet e sjella në objekt të shoqërohen me certifikata të origjinës dhe cilësisë, në përputhje me specifikimet teknike.
  • Në bashkëpunim me koordinatorin e cilësisë, ndjek kryerjen e analizave laboratorike dhe të provave të materialeve në kantier.
  • Asiston gjatë vizitave që Supervizori kryen në kantier dhe mban shënim komentet dhe udhëzimet e tij.
  • Bashkëpunon me përgjegjësin e sektorit inxhinierik për zgjidhjen e problemeve teknike dhe i diskuton ato me Menaxherin e Projektit.
  • Bashkëpunon me përgjegjësit e sektorëve të inxhinierisë, logjistikës, QA/QC dhe HSE për zgjidhjen e problematikave dhe mbarëvajtjen e punimeve në objekt.

Kualifikimet

KUALIFIKIMET DHE EKSPERIENCA

  • Diplomë në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit; specializimet në drejtimin e kantierit përbëjnë avantazh.
  • Të paktën 10 vite përvojë në ndërtim, përfshirë 3 vite në drejtimin e kantierit ose në një pozicion të ngjashëm drejtues.
  • Përvojë në projekte të mëdha shumëkatëshe rezidenciale, turistike ose me përdorim të përzier; përvoja në projekte me disa ndërtesa përbën avantazh.
  • Njohuri për planifikimin e punimeve, zbatimin e projekteve, specifikimet, kontrollin e cilësisë, HSE-në dhe logjistikën e kantierit.

AFTËSITË KRYESORE

  • Aftësi drejtuese, koordinuese dhe komunikuese me disiplina dhe fronte të ndryshme pune.
  • Aftësi për planifikimin ditor e javor dhe interpretimin e programeve të punimeve; njohja e MS Project përbën avantazh.
  • Njohuri të mira të Microsoft Office, CAD-it dhe mjeteve të tjera ndihmëse.
  • Aftësi për zgjidhjen praktike të problemeve, mbajtjen e regjistrave dhe përcjelljen në kohë të çështjeve për zgjidhje.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
  • Fleksibilitet në lidhje me orarin e punës.

Shënime


Te interesuarit te dergojne Cv ne : hr@horizon.al

Rreth kompanisë

Horizon Invest

Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
Pa eksperiencë
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Inxhinier Ndërtimi
Kategoria