
Drejtues Teknik/Orikum
About the job
Kalaja Talent Consultingkerkon te punesoje Drejtor Kantieri/ Orikum.
Detyrat
- Drejtimi dhe organizimi i të gjitha aktiviteteve të ndërtimit në kantier, duke siguruar zbatimin e projektit sipas afateve dhe standardeve të përcaktuara.
- Hartimi dhe monitorimi i programit të punimeve, identifikimi i vonesave dhe marrja e masave korrigjuese për respektimin e grafikut të projektit.
- Koordinimi i ekipeve teknike, inxhinierëve, nënkontraktorëve dhe furnitorëve, duke garantuar vijueshmërinë dhe efikasitetin e punimeve.
- Mbikëqyrja e cilësisë së punimeve dhe verifikimi i përputhshmërisë me projektin teknik, vizatimet e miratuara dhe specifikimet kontraktore.
- Kontrolli i zbatimit të rregullave të shëndetit, sigurisë në punë dhe mbrojtjes së mjedisit.
- Monitorimi i kostove, burimeve njerëzore, materialeve dhe makinerive, me qëllim optimizimin e shpenzimeve dhe përdorimin efikas të burimeve.
- Mbikëqyrja e përgatitjes dhe verifikimit të librezave të masave, situacioneve të punimeve dhe dokumentacionit teknik e financiar përkatës.
- Kontrolli i sasive të realizuara dhe verifikimi i dokumentacionit të nënkontraktorëve përpara miratimit të situacioneve dhe procedimit me pagesat.
- Shqyrtimi dhe miratimi teknik i dokumentacionit të nënkontraktorëve, përfshirë vizatimet e punës, metodologjitë e zbatimit dhe dokumentacionin e materialeve.
- Koordinimi me investitorin, mbikëqyrësin e punimeve, projektuesit dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi ecurinë e punimeve, problematikat, kostot dhe risqet e projektit.
- Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin shqiptar, lejet e ndërtimit dhe kërkesat kontraktore.
- Drejtimi dhe zhvillimi i ekipit të kantierit, duke përcaktuar përgjegjësi të qarta dhe duke ndjekur performancën e tij.
- Ndjekja e fazave të përfundimit, kolaudimit dhe dorëzimit teknik të projektit.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi; kualifikimet pasuniversitare përbëjnë avantazh.
- Të paktën 8–10 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit, me eksperiencë të konsiderueshme në drejtimin e kantierit ose menaxhimin e projekteve të mëdha.
- Eksperiencë e provuar në organizimin dhe koordinimin e punimeve të ndërtimit, ekipeve teknike dhe nënkontraktorëve.
- Njohuri të mira të metodologjive të ndërtimit, planifikimit të punimeve, kontrollit të kostove dhe menaxhimit të burimeve.
- Njohuri mbi kontratat e ndërtimit, preventivat, situacionet, librezat e masave dhe procedurat e verifikimit të punimeve.
- Njohuri të legjislacionit shqiptar në fushën e ndërtimit, standardeve të cilësisë dhe sigurisë në punë.
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet teknike, vizatimet dhe specifikimet e zbatimit.
- Njohuri të mira të MS Office dhe programeve të planifikimit të punimeve, si MS Project ose Primavera P6.
- Aftësi të forta drejtuese, organizative, analitike dhe vendimmarrëse.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, koordinimi dhe menaxhimi të situatave komplekse në kantier.
- Përgjegjshmëri, orientim drejt rezultateve dhe aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afatet e projektit.
Shënime
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: rekrutime@ktc.al ose ne numrin e telefonit 0696019695.
Rreth kompanisë
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse. Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate...
