Agikons

Ekonomiste

Agikons
Tirane26 Gusht 2026Afati: 22 Shtator 2026

About the job

Për kompaninë Selcom, po kërkojmë një Ekonomiste për administrimin dhe kontrollin e proceseve financiare të kompanisë, duke përfshirë rakordimin e arkave dhe bankave, faturimin, pagesat, pagat, furnizimet dhe dokumentacionin financiar.

Detyrat

  • Administron dhe rakordon arkat ditore.
  • Kontrollon, printon dhe regjistron faturat fiskale në programet Radius dhe BILLS.
  • Kryen rakordimet ditore të arkave me faturat dhe dokumentacionin përkatës.
  • Kontrollon dhe rakordon pagesat bankare dhe faturat fiskale, duke shmangur dublimet në faturim.
  • Përditëson tabelat Excel për arkat, bankat, faturimet, furnizimet, naftën dhe faturat për likuidim.
  • Administron dhe ndjek faturimet mujore të klientëve dhe kontratave.
  • Përgatit dhe kontrollon dokumentacionin për pagat, listpagesat dhe listprezencat mujore.
  • Administron faturat e furnitorëve dhe përgatit dokumentacionin për pagesat bankare.
  • Ndjek pagesat mujore të TVSH-së, sigurimeve shoqërore dhe energjisë elektrike.
  • Kontrollon dhe ndjek faturat për t’u likuiduar dhe dokumentacionin shoqërues.
  • Përgatit dhe kontrollon urdhër-daljet nga magazina, në bazë të preventivave dhe situacioneve të punimeve.
  • Mban dhe rakordon të dhënat mujore të furnizimeve dhe naftës.
  • Koordinon marëdhenien dhe komunikimin me zyrën e jashtme të kontabilitetit.
  • Përgatit raportimet dhe dokumentacionin financiar periodik për administratën.
  • Mban komunikim të vazhdueshëm me administratën, financën dhe strukturat përkatëse të kompanisë.

Kualifikimet

  • Eksperiencë e mëparshme në pozicione financiare ose kontabiliteti.
  • Njohuri të mira në Excel dhe programe financiare.
  • Njohuri të mira në faturim, rakordime arkash dhe bankash dhe administrim dokumentacioni financiar.
  • Aftësi për ndjekjen e pagesave, afateve dhe detyrimeve mujore.
  • Saktësi, përgjegjshmëri dhe vëmendje të lartë ndaj detajeve.
  • Aftësi të mira organizative dhe analitike.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

Shënime


Email: hr@agikons.com
Numër telefoni: 067 206 4428

Rreth kompanisë

AGIKONS SH.P.K ka një angazhim të fortë për përsosmërinë dhe cilësinë më të lartë të ndërtimit dhe shërbimeve. Ne gjithmonë kërkojmë rritje dhe përmirësim në të gjitha projektet që ndërmarrim. Ne përpiqemi ta bëjmë këtë me vetë-mjaftueshmëri, produktivitet të lartë dhe një efikasitet të lartë. Ne vlerësojmë burimet tona njerëzore si një nga përparësitë dhe vlerat tona më të mëdha. Ne synojmë të bëhemi udhëheqës i industrisë në Ballkan dhe më gjerë. Për të arritur vizionin tonë, ne përpiqemi të...

Agikons

Agikons

501 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Pa edukim
Arsimimi i kërkuar
Ekonomist
Kategoria