
Ekonomist/e
Infosoft Software Developer
About the job
Infosoft Software Developer ” FINANCA 5″ me nje eksperience 35-vjecare ne treg ne fushen e prodhimit dhe shitjes se Software-ve, kërkon të punesoje Ekonomiste.
Detyrat
- Regjistrim i dokumentave ditore.
- Mbajtjen e korrespodencës me kliente specifike nëpërmjet emaile, kontakte per ecurine e procesit te punes.
- Ndërveprim me stafin teknik për të përmirësuar cilesine e sherbimit dhe për të zgjidhur problemet e konfigurimit ose çështjeve teknike.
- Kontroll periodik në portalin e Prokurimeve ( App.gov.al ).
- Pergatitjen e dokumentacionit te tenderave publik sipas ligjit te prokurimit publik.
- Korrespodenca/komunikime te ndryshme me Autoritetet, bazuar ne afatet ligjore/dokumentat e tenderit, etj.
Kualifikimet
- Të ketë mbaruar fakultetin Ekonomik.
- Eksperiencë të paktën 1 -vjecare.
- Njohuri te programit Financiar Financa 5.
- Te kete aftësi komunikuar në mënyrë efektive verbalisht dhe me shkrim.
- Aftësi për të bashkëvepruar me stafin dhe klientet në mënyrë profesionale.
- Te jete e afte te punonje si vetem ashtu edhe ne ekip.
- Të jetë korrekte dhe e përgjegjshme për detyrat që i ngarkohen.
- Te kete aftësi të forta teknike në kontrollin e dokumentacionit dhe hartimit te tij.
Shënime
Te interesuarit te dergojne CV e tyre ne adresen: hr@isd.com.al
Rreth kompanisë
Kompania Infosoft Software Developer Shpk (ISD Ltd) eshte krijuar ne vitin 1991 duke qene dhe e para kompani private ne fushen e informatizimit financiar dhe sherbimeve informatike. Aktiviteti kryesor eshte konceptimi dhe ndertimi i aplikimeve software te orientuar nga menaxhimi i aktivitetit ekonomik dhe/ose financiar ne njesite ekonomike, sektorin publik apo privat, institucione shteterore etj.

Infosoft Software Developer
11 punonjës