KlarCoffee

Ekonomiste Magazine

KlarCoffee
Tirane6 Tetor 2026Afati: 6 Nëntor 2026

About the job

Klar & Coffee është në kërkim të një Ekonomiste Magazine të organizuar, të përgjegjshme dhe me aftësi të mira analitike, për të administruar dhe monitoruar dokumentacionin e magazinës, lëvizjet e mallrave dhe saktësinë e gjendjes së stokut.

Detyrat

  • Monitorimi dhe kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të mallrave në magazinë.
  • Regjistrimi dhe verifikimi i dokumentacionit përkatës të lëvizjes së mallrave.
  • Kontrolli i përputhshmërisë ndërmjet gjendjes fizike të stokut dhe të dhënave në sistem.
  • Kryerja e rakordimeve periodike të gjendjes së magazinës.
  • Ndjekja e dokumentacionit të furnizimeve, shitjeve dhe kthimeve të mallrave.
  • Identifikimi dhe raportimi i diferencave apo pasaktësive në inventar.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi gjendjen dhe lëvizjet e stokut.
  • Bashkëpunimi me magazinën, departamentin e shitjeve dhe financën për saktësinë e të dhënave.
  • Monitorimi i afateve të skadencës së produkteve, kur është e aplikueshme.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
  • Minimumi 3 vite eksperiencë pune, preferohet në kompani distribucioni.
  • Eksperiencë në kontrollin e stokut dhe administrimin e dokumentacionit të magazinës.
  • Njohuri të mira të Microsoft Excel dhe Finance 5.
  • Aftësi të mira analitike dhe organizative.
  • Saktësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
  • Aftësi për të respektuar afatet dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.

Shënime

Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit rekrutime@klar.al ose në WhatsApp +355 69 405 9304.

Rreth kompanisë

Klar&Coffee Sherbim delivery, sherbim taksi, sherbim take avvay, Menaxhim per bar-kafe, restorant, hoteleri, sherbim katering, import eksport te kafese. Tregti te kafes, import - eksoprt te artikujve ushqimore industriale etj. Tregtim me shumice dhe pakice, si dhe ne aktivitetin e import-eksportit te produkteve te ndryshme industriale dhe ushqimore. Import, eksport dhe tregtim me shumice dhe pakice 1 mallrave te ndryshme ku perfshihen mallra ushqimore, mallra industriale, vere, pije alkoolike dhe joalkoolike, sherbime tranziti, magazinash, dhe perfaqesime te personave juridike e...

KlarCoffee

KlarCoffee

51 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
3-4 vite
Eksperienca e kërkuar
Bachelor
Arsimimi i kërkuar
Ekonomist
Kategoria