TXH

Ekonomiste

TXH
Tirane13 Tetor 2026Afati: 11 Nëntor 2026

About the job

T&XH sh.p.k. po zgjeron ekipin dhe kërkon një Ekonomiste me të paktën 2 vite përvojë pune. Në këtë rol do të mbështesni departamentin e financës në regjistrimet kontabël, në rakordimet dhe në monitorimin e kostove në kantiere. Do të punoni në projekte ndërtimi private dhe publike, brenda një ekipi profesional dhe në rritje.

Detyrat

  • Regjistrimi i faturave të shitjes dhe të blerjes, si dhe i lëvizjeve të arkës dhe të bankës
  • Mbajtja dhe rakordimi i orëve të punës
  • Monitorimi i gjendjes dhe i konsumit të karburantit
  • Rakordimi me inxhinierët i raportimeve të hyrjeve dhe daljeve nga kantieret, si dhe i çdo shpenzimi të kryer në terren
  • Rakordimet me furnitorët dhe me klientët
  • Rakordimi me përgjegjësen e financës i të dhënave të platformës
  • Raportimi i problematikave dhe i mbarëvajtjes së punës
  • Asistimi në çdo proces të nevojshëm brenda departamentit, sipas fluksit të punës.

Kualifikimet

  • Diplomë Bachelor ose Master në Ekonomi, Financë ose Kontabilitet
  • Minimumi 2 vite përvojë pune në një pozicion të ngjashëm
  • Përdorim i programeve financiare (kryesisht Financa 5) dhe i Excel-it
  • Qasje e orientuar drejt zgjidhjes së problematikave dhe bashkëpunimit për mbarëvajtjen e punës
  • Saktësi, organizim dhe aftësi për të punuar me afate
  • Përbën avantazh: Njohuri të mira të kontabilizimeve mujore dhe të llogaritjes së kostove të importit.

Shënime


Çfarë ofrojmë:

  • Kontratë pune të qëndrueshme dhe pagë konkurruese
  • Ambient pune profesional dhe bashkëpunues
  • Mundësi zhvillimi profesional brenda kompanisë.

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në në marketing@txh-shpk.com me subjekt “Aplikim – Ekonomiste”, deri më 15 nëntor 2026 ose ne nr e tel: +355698337777.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Rreth kompanisë

Themeluar në Durrës si një kompani ndërtimi, në vitin 2017. Kompania ka zgjeruar veprimtarinë e saj në të gjithë vendin. Kompania u rrit shumë shpejt gjatë viteve të fundit në përgjigje të kërkesës së industrisë shqiptare të ndërtimit. Kompania është e certifikuar me ISO 9001: 2008. Veprimtaria e kompanisë është mbështetur nga stafi i kualifikuar. Vëmendja e kompanisë është e fokusuar edhe në menaxhimin e resurseve njerëzore, kualifikimin e stafit dhe sigurinë. Gjatë këtyre viteve të aktivitetit të saj, në...

TXH

TXH

101 punonjës
Me marrëveshje
Paga mesatare
Me kohë të plotë
Tipi i Punësimit
Në Zyrë
Formati i punës
1-2 vite
Eksperienca e kërkuar
Master
Arsimimi i kërkuar
Ekonomist
Kategoria