
Ekonomiste Magazine
About the job
Klar & Coffee është në kërkim të një Ekonomiste Magazine të organizuar, të përgjegjshme dhe me aftësi të mira analitike, për të administruar dhe monitoruar dokumentacionin e magazinës, lëvizjet e mallrave dhe saktësinë e gjendjes së stokut.
Detyrat
- Monitorimi dhe kontrolli i hyrjeve dhe daljeve të mallrave në magazinë.
- Regjistrimi dhe verifikimi i dokumentacionit përkatës të lëvizjes së mallrave.
- Kontrolli i përputhshmërisë ndërmjet gjendjes fizike të stokut dhe të dhënave në sistem.
- Kryerja e rakordimeve periodike të gjendjes së magazinës.
- Ndjekja e dokumentacionit të furnizimeve, shitjeve dhe kthimeve të mallrave.
- Identifikimi dhe raportimi i diferencave apo pasaktësive në inventar.
- Përgatitja e raporteve periodike mbi gjendjen dhe lëvizjet e stokut.
- Bashkëpunimi me magazinën, departamentin e shitjeve dhe financën për saktësinë e të dhënave.
- Monitorimi i afateve të skadencës së produkteve, kur është e aplikueshme.
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Minimumi 3 vite eksperiencë pune, preferohet në kompani distribucioni.
- Eksperiencë në kontrollin e stokut dhe administrimin e dokumentacionit të magazinës.
- Njohuri të mira të Microsoft Excel dhe Finance 5.
- Aftësi të mira analitike dhe organizative.
- Saktësi, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
- Aftësi për të respektuar afatet dhe për të bashkëpunuar me departamente të ndryshme.
Shënime
Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi të dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit rekrutime@klar.al ose në WhatsApp +355 69 405 9304.
Rreth kompanisë
Klar&Coffee Sherbim delivery, sherbim taksi, sherbim take avvay, Menaxhim per bar-kafe, restorant, hoteleri, sherbim katering, import eksport te kafese. Tregti te kafes, import - eksoprt te artikujve ushqimore industriale etj. Tregtim me shumice dhe pakice, si dhe ne aktivitetin e import-eksportit te produkteve te ndryshme industriale dhe ushqimore. Import, eksport dhe tregtim me shumice dhe pakice 1 mallrave te ndryshme ku perfshihen mallra ushqimore, mallra industriale, vere, pije alkoolike dhe joalkoolike, sherbime tranziti, magazinash, dhe perfaqesime te personave juridike e...
